Maqedonisë i nevojitet instrument financiar i përforcuar, fond
garantues përkatës për parafinancimin e bujqve. Në këtë drejtim, si opsion merren parasysh edhe mjetet e Fondit kompensues japonez i cili me vite ishte i bllokuar, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Nikollovski pas takimit me drejtorin e Agjencisë Pagesore, Nikollçe Babovski, deklaroi se në mënyrë intensive është duke biseduar edhe me bankat komerciale.
“Tashmë është realizuar bashkëpunim lidhur me Fondin kompensues japonez. Në një llogari të veçantë të Ministrisë ka mbi pesë milionë euro të cilat janë ngrirë, ndërsa të cilat vitin e ardhshëm do të hyjnë në buxhetin bujqësor”, theksoi Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ministri njëherësh informoi se janë realizuar rreth 92 milionë euro subvencione. Mbeten edhe 250 deri në 260 milionë denarë prej vitit 2016, që janë pjesë e gjithsej njëqind milionë eurove të obligimeve të bartura prej viteve paraprake.
Duke e theksuar domosdoshmërinë e ekuipimit të Agjencisë Pagesore, Nikollovski nënvizoi se interesimi për IPARD është gjithnjë e më i madh.
Data 29.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Për 10 muaj Antikorrupsioni ka formuar mbi 800 lëndë për korrupsion
- Kina shprehet e gatshme të forcojë konsultimet me BE , lidhur me shqetësimet ekonomiko- tregëtare
- ‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!
- (VIDEO) Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë
- (VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret
- NATO feston 103-vjetorin e Republikës së Turqisë
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë


