Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut i Republikës së Maqedonisë organizon shënim të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditës Ndërkombëtare të së Drejtave të Njeriut me manifestim të titulluar “Korrupsioni si kanosje e drejtpërdrejt për të drejtat e njeriut”. Qëllimi është që të shënohen këto data të rëndësishme përmes ndarjes së mendimeve për ndodhitë vijuese lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë në Republikën e Maqedonisë, si dhe të nënshkruhet deklaratë kundër korrupsionit me të cilën nënshkruesit e saj do të zotohen që të luftojnë, t’i pengojnë dhe ndëshkojnë të gjithë format e korrupsionit. Si organizatë më e…
Author: Adijat
Ministri i Drejtësisë, Bilen Saiji në suaza të vizitës dyditore të punës në Letoni sot me ministrin e Drejtësisë të Letonisë Xhintars Rasnaç, do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim midis ministrive të drejtësisë të të dy shteteve. Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, Sailji do të takohet me drejtorin e Drejtorisë së Burgjeve të Republikës së Letonisë dhe do ta vizitojë Qendrën e Varësisë pranë burgut Olaine. Ministri Saliji nesër do të takohet me udhëheqësin e shërbimit shtetëror për probacion të Republikës së Letonisë, Mihails Papsijeviç, si dhe me drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Edvins Ballsheviç
Tryezë e rrumbullakët me temë “Zhvillimi i tregut në sektorin e banimit: Fokusi i efikasitetit energjetik” sot do të mbahet në organizim të Qendrës Terviliger për inovacione në banimin në Atlantë, SHBA, dhe shoqatës Habitat Maqedoni nga Shkupi. Në ngjarje do të flasë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Tryeza e rrumbullakët është pjesë e projektit kompleks i cili përfshin vlerësim të madhësisë së tregut dhe potencialit për të investuar në efikasitetin energjetik në ndërtesat kolektive banesore në Maqedoni, përmes analizës sistematike të fondit banesor, kombinuar me vlerësime për shpenzimet për rikonstruim dhe ripërtëritje energjetike, si dhe efektet…
Muzeu arkeologjik i Maqedonisë prej sot e deri më datën 15 të këtij muaji, me disa aktivitete do ta shënojë Javën e Arkeologjisë. Në kuadër të aktiviteteve, sot nxënësit nga shkolla “11 Tetori” nga Shkupi, do të kyçen në përpunimin e pllakateve për ekspozitën “Dikur dhe tani”, ndërsa propozimi më i mirë do të shpallet si pllakat zyrtar i kësaj ekspozite. Të martën do të jetë ditë e hapur e muzeut, me hyrje pa pagesë për vizitorët dhe mundësi për të biseduar drejtpërdrejtë me kustosët arkeologë për të gjitha temat lidhur me arkeologjinë dhe muzeologjinë, si zbulohen gjërat dhe çka…
Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në 12 prej gjithsej 33 aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë katër viteve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në 21 aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëqind e nëntëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, dhe pesë shoferë për rreshtim jo të drejtë. Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e…
Fermerët nuk janë të kënaqur me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) dhe punën e saj e vlerësojnë me “dysh”, sipas analizës së fundit të Koalicionit Rural. Kritikat kryesisht lidhen me periudhën 2013-2016 dhe pakënaqësia është veçanërisht e lartë për shkak të mosfunksionimit të trupave të punës që duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e fermerëve në hartimin e politikave dhe zbatimin e tyre në këtë fushë. Siç citon Koalicioni Rural në profilin e vet në Facebook, këto janë perceptimet dhe qëndrimet e 400 fermerëve nga të gjitha rajonet e vendit, të anketuar në periudhën tetor-nëntor 2017. Rezultatet e…
Në Maqedoni, sot shënohet Dita e Shën Klimentit të Ohrit, që për të katërtin vit me radhë shënohet si festë shtetërore me të cilën festohet vepra e shkrimtarit dhe iluministit të parë origjinal slloven, peshkopit të parë slloven dhe krijuesit të Shkollës letrare të Ohrit. Por sa qytetarët e Maqedonisë, përveç si ditë jo pune, e dijnë se për cilën festë bëhet fjalë. Shumica e qytetarëve të anketuar nga Televizioni SHENJA, nuk e kishin idenë se çfarë feston sot Maqedonia. Ndër ta, kishte edhe nga qytetarët e komunitetit maqedonas. E ndërsa ishte i pakët numri i të anketuarve të cilët…
Njëzet persona nga fshtrat Kranjë dhe Arvati në Resnjë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptome të enterokolitit (ndezje e zorrëve të trasha dhe të holla), pas çka ekipe të Qendrës për shëndet publik – Manastir, Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror dhe Agjencia për ushqim kanë kryer kontroll të ujit për pije në këto fshtra. Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, janë konstatuar parregullsi dhe uji për pije u ndalua. Personat janë diagnostikuar në periudhën prej 3 deri 7 dhjetor me fotografi të lehtë klinike dhe nuk janë hospitalizuar.
Pas dritës jeshile në Komisionin për financim dhe buxhet, nesër buxhetin duhet ta miratojnë edhe anëtarët e Komisionin ligjvënës- juridik. Pastaj dokumenti për shqyrtim shkon në Qeveri. Atje do duhet të shtohen amendamentet e pranuara të VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA. Këtë sot për Alsat M e konfirmuan nga LSDM-ja qeveritare, sipas të cilëve seanca plenarë për buxhetin në Kuvend do të thirret ka mesi i javës së ardhshme. Nesër duhet të mbahet seanca e Komisionit juridiko-ligjvënës, pastaj e dërgojmë në Qeveri. Pasi të kthehet dokumenti nga Qeveria, duhet të kalojnë edhe të paktën tre ditë për t’u caktuar seanca plenare-…
Komisioni kuvendor për financa dhe buxhet përfundoi mbrëmë shqyrtimin e amendamenteve të parashtruara për propozim buxhetin e Qeverisë për vitin 2018. Gjatë shqyrtimit të amendamenteve të parashtruara nga opozita, raporton SHENJA, deputetët e shumicës parlamentare dhe ministria e Financave ka parë të arsyeshme të pranojë vetëm dy nga gjithsej 72 amendamentet e parashtruara nga Lëvizja BESA të cilat bashkërisht pësojnë rreth 15 milion denarë. Prej tyre, 12 milionë denarë duhet të ndahen për deponinë e Strugës dhe 3 milionë denarë për park me lojëra për fëmijë në Nerez të Shkupit. Ndërkohë, nga gjithsej 207 amendamentet e VMRO-DPMNE-së, janë pranuar katër…
Këshilli Penal ka hedhur poshtë ankesat e mbrojtjes së deputetëve të VMRO-DPMNE-së për masat e caktuara për paraburgim dhe arrest shtëpiak lidhur me zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Ankesa e e Kërsto Mukoskit dhe Ljuben Arnaudov është hedhur poshtë, ndërsa për atë të Sashe Vasilevskit Këshilli nuk ka vendosur akoma. Lidhur me masat e arrestit shtëpiak për Zhaklina Peshevskën dhe Johan Tarçullovskin, Këshilli i ka arsyetuar vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake. Mbrojtja e Lupço Dimovskit nuk ka ankimuar masën. Ndërkohë policia është duke punuar në gjetjen edhe të 5 personave të tjerë të cilët vazhdojnë të jenë të pakapshëm që nga aksioni i 28 nëntorit.…
Ministria e Shëndetësisë ka hyrë në muajin e dytë pa udhëheqës. Edhe 40 ditë pas zgjedhjes së Arben Taravarit për kryetar të Komunës së Gostivarit, ende nuk është zgjedhur ministri i shëndetësisë, për shkak të pazareve politike mes partnerëve të koalicionit. Fillimisht BDI kërcënonte se nuk do të votojë kandidatin e Aleancës për Shqiptarët për postin e ministrit të shëndetësisë, por më pas LSDM shprehi ambicie për të marrë këtë dikaster. U përfol shumë edhe për mundësinë e largimit të Aleancës nga koalicioni qeveritar, por këto zëra u shuajtën pas konfirmimit të partnerëve të koalicionit se partia e Ziadin Selës…