Muzeu arkeologjik i Maqedonisë prej sot e deri më datën 15 të këtij
muaji, me disa aktivitete do ta shënojë Javën e Arkeologjisë.
Në kuadër të aktiviteteve, sot nxënësit nga shkolla “11 Tetori” nga Shkupi, do të kyçen në përpunimin e pllakateve për ekspozitën “Dikur dhe tani”, ndërsa propozimi më i mirë do të shpallet si pllakat zyrtar i kësaj ekspozite.
Të martën do të jetë ditë e hapur e muzeut, me hyrje pa pagesë për vizitorët dhe mundësi për të biseduar drejtpërdrejtë me kustosët arkeologë për të gjitha temat lidhur me arkeologjinë dhe muzeologjinë, si zbulohen gjërat dhe çka ndodh derisa ato bëhen eksponate të ekspozuara në ekspozitën e muzeut.
Konferenca ndërkombëtare arkeologjike “Neoliti në Maqedoni 3”, do të mbahet të mërkurën në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Qendra për hulumtim të parahistorisë” nga Shkupi. Në konferencë, arkeologë vendor dhe të huaj do t’i prezantojnë rezultatet më të reja nga hulumtimi i
neolitit në Ballkan.
Të enjten Muzeu organizon program të konceptuar posaçërisht për fëmijë me shikim të dëmtuar, i plotësuar me ekspozitë taktile të titulluar “Dikur dhe sot”, ku artefakte të zgjedhura muzeore nga e kaluara janë ekspozuar së bashku me gjërat nga lloji i njëjtë nga përditshmëria jonë.
Ditën e fundit, më 15 dhjetor, përmes serisë së prezantimeve, opinioni do të ketë mundësi të njihet me projektet hulumtuese dhe ekspozitat e Muzeut arkeologjik të realizuara këtë vit, si dhe për pjesëmarrjen e kustosëve në konferencat ndërkombëtare shkencore në të cilat e prezantojnë
Republikën e Maqedonisë para opinionit botëror profesional dhe shkencor.
Përmbajtjet e “Javës së arkeologjisë 4” janë pasuruar me projeksione të filmave dokumentar për arkeologjinë dhe interpretim të korit “Artizan” me muzikë nga kohërat e kaluara.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Familja Ademaj kërkon drejtësi të plotë për Liridonën
- Tensionet në Kuvend/ Tomor Alizoti: Në rend dite duhej të ishte zemërimi i shqiptarëve ndaj Qeverisë. Vjen Balluku, miliardere dhe bën karshillëk
- Andonovski: Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit përmes “m.Uslugi” nuk mund të përdoren ende gjatë kontrolleve të policisë
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5


