Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në 12 prej gjithsej 33
aksidenteve të trafikut të regjistruara gjatë katër viteve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në 21 aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëqind e nëntëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, dhe pesë shoferë për rreshtim
jo të drejtë. Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 35 shoferë që kanë drejtuar automjetin pa e marrë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Gjithashtu, nga komunikacioni janë përjashtuar 30 automjete me kalimin e afatit të lejes së qarkullimit dhe 30 automjet me difekte teknike. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë. Janë hasur 226 automjete të parkuara në mënyrë të
papërshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 121 automjete.
Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot në kuadër të projektit edukativ të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” do të realizojë punëtori edukative me nxënës në SHF “Vëllezërit Milladinovci” në vendbanimin Milladinovc, komunën e Ilindenit.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Familja Ademaj kërkon drejtësi të plotë për Liridonën
- Tensionet në Kuvend/ Tomor Alizoti: Në rend dite duhej të ishte zemërimi i shqiptarëve ndaj Qeverisë. Vjen Balluku, miliardere dhe bën karshillëk
- Andonovski: Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit përmes “m.Uslugi” nuk mund të përdoren ende gjatë kontrolleve të policisë
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5


