Fermerët nuk janë të kënaqur me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë
dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) dhe punën e saj e vlerësojnë me “dysh”, sipas analizës së fundit të Koalicionit Rural.
Kritikat kryesisht lidhen me periudhën 2013-2016 dhe pakënaqësia është veçanërisht e lartë për shkak të mosfunksionimit të trupave të punës që duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e fermerëve në hartimin e politikave dhe zbatimin e tyre në këtë fushë.
Siç citon Koalicioni Rural në profilin e vet në Facebook, këto janë perceptimet dhe qëndrimet e 400 fermerëve nga të gjitha rajonet e vendit, të anketuar në periudhën tetor-nëntor 2017.
Rezultatet e plota të hulumtimit në terren dhe analizës për transparencën e MBPEU-së, Koalicionit Rural, do t’i shpallë nesër, në një konferencë shtypi.
Investigimi dhe analiza janë pjesë e projektit “Llogaridhënia për paratë e qytetarëve – reforma e administratës publike e cila arrihet me vështirësi”, të realizuara në kuadër të projektit “Aleanca Civile për Transparencë – vëzhgimi i procesit të reformave në administratën publike nga organizatat civile”, me mbështetjen e BE-së.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Familja Ademaj kërkon drejtësi të plotë për Liridonën
- Tensionet në Kuvend/ Tomor Alizoti: Në rend dite duhej të ishte zemërimi i shqiptarëve ndaj Qeverisë. Vjen Balluku, miliardere dhe bën karshillëk
- Andonovski: Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit përmes “m.Uslugi” nuk mund të përdoren ende gjatë kontrolleve të policisë
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5


