Programi i Kembrixhit në ciklin e arsimit fillor vazhdon të mbetet dilemë e Ministrisë së Arsimit, nëse e njëjta do të shfuqizohet tërësisht ose do të mbetet pjesërisht në procesin edukativo arsimor. Ministrja Renata Deskovska një ditë më parë tha se javën që vjen do të publikohet propozimi I grupit punues që bëri analizat rreth programit në fjalë. Ndërkohë, ish ministri I Arsimit, Nenad Novkovski është I mendimit se programi I Kembrixhit duhet të tërhiqet tërësisht dhe të rikthehet sistemi I vjetër në arsim. Ai madje kundërshton edhe zbatimin e ciklit 9 vjecar që sipas tij është stërngarkim për nxënësit.…
Author: Adijat
Iniciativa për reforma në VMRO DPMNE, FRODEM, Forumi i patriotëve mendjehapur, Unioni i Veteranëve dhe disa fraksione të tjera të dala nga VMRO DPMNE-ja janë bashkuar për të dalë me një kandidatë të përbashkët për kreun e partisë në kongresin që pritet të mbahet më 23 dhjetor, por edhe për reforma në parti. Reformatorët u zotuan se nuk do të krijojnë parti të re, por se nuk do të lejojnë që Nikolla Gruevski të rizgjedhet kryetar i VMRO DPMNE-së. Ata madje kërkojnë që organet e reja të zgjedhën në mënyrë demokratike dhe të ndryshohet statuti i partisë. Kërkesat tona deri tani janë paraqitur në më shumë media…
Në nder të festës “Shën Klimenti i Ohrit”, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot është dorëzuar çmimi shtetëror me të njëjtin emër për vitin 2017. Fitues të sivjemë janë profesori dhe shkrimtari Venko Andonovski dhe hostoriani Naim Alimi në sferën e edukimit dhe arsimit, dhe artisti muzikor Garabet Tavitjan, shkrimtari Jordan Plevnesh dhe filmologia, Ilindenka Petrusheva në sferën e kulturës dhe artit. Vendimin e mori Këshilli organizativ për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut Vllado Kambovski. Në dorëzimin e çmimeve morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministra, akademikë, artistë…
Në Klinikën për sëmundje infektuese nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi mbrëmë janë kafshuar prej një qeni midis bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “ASNOM” në lagjen Aerodrom, informojnë prej këtij institucioni shëndetësor publik. Nga Klinika theksojnë se atyre të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar u është dhënë vaksina tetanus, me ç’rast janë lëshuar për kurim shtëpiak. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u denoncua se mbrëmë janë sulmuar dha kafshuar prej një qeni gjashtë persona prej të cilëve dy gra dhe katër fëmijë të moshës prej 10 deri në 14 vjeç. Sulmi nga qeni ka ndodhur mbrëmë prej orës…
J.T. (87) dje rreth orës 11 është mashtruar nga një person i panjohur para bankës në rrugën “Naroden Front” në Shkup me ç’rast i janë marrë 30.000 denarë. “Pasi e dëmtuara e ka nxjerrë pensionin nga banka, në një moment është ndaluar nga ana e kryerësit i cili në qafë ka mbajtur bexh, me ç’rast ka ardhur deri në hutim se ka qenë i punësuar në bankën nga i ka nxjerrë të hollat, gjegjësisht se duhet t’i kontrollojë të hollat për shkak se kinse kanë qenë të falsifikuara. E dëmtuara i ka nxjerrë të hollat nga çanta dhe ia ka…
Protesta u mbajtën sot para ndërtesës së Qeverisë për ndërprerjen e ndërtimit të xeherores Kazandol, Ilovicë dhe Borov Doll në pjesën juglindore të Maqedonisë. Pjesëmarrësit në protestat në Shkup u solidarizuan me marshin protestues që në të njëjtën kohë u mbajt në Vallandovë. Ata kanë shprehur zhgënjim pasi pushteti ende nuk ka bërë asgjë për ndalimin e ndërtimit të Kazandollit. Përndryshe, në referendumet e mbajtura në Vallandovë, Dojran, Bosilevë, Bogdanci, qytetarët vendosën kundër hapjes së xeheroreve, mirëpo punimet nuk janë ndërprerë.
Sektori për punë të brendshme Shkup deri te Prokuroria kompetente Themelore Publike parashtroi kallëzim penal kundër I.N. (55) dhe N.N. (57), të dytë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazik për vepër të kryer penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substanca psikotropikale dhe prekurzorë”. Siç informon MPB-ja, të dy të denoncuarit në fillim të muajit me qëllim që të risheshin drogë, nga person i panjohur ka furnizuar sasi të pacaktuar të drogës narkotike-heroinë në shtëpinë e tyre, ku drogën e kanë paketuar në pako më të vogla për shkak të rishitjes rrugore të…
Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, “Anima Mundi” në reagimin në lidhje me rastin e mbrëmshëm të disa sulmeve ndaj gjashtë personave, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga një qen endacak në Aerodrom thekson se bëhet fjalë për qen të rritur nga pronarë dhe fajin ua adresojnë pronarëve të papërgjegjshëm të cilët e kanë lëshuar të shëtisë lirshëm. “Faji për këtë rast është tek pronarët e papërgjegjshëm, tek ata të cilët qenin e kanë edukuar/mësuar të sulmojë, ndërsa të cilët e lënë lirshëm të shëtisë dhe në këtë mënyrë e ekspozojnë opinionin në rrezik – tek ata është e…
Dy persona të panjohur mbrëmë në ora 4:35 kanë grabitur taksistin R.R. (30) në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Shkup. Siç informoi MPB-ja, derisa i dëmtuari ka drejtuar automjetin, është ndalur nga dy persona të panjohur, të cilët janë ulur prapa dhe i kanë thënë që të shkojë në drejtim të lagjes Çair. Pasi kaluan rreth 50 metra, njëri prej personave ka nxjerrë thikë dhe ia vuri në fyt shoferit dhe i ka kërkuar para. Pas kësaj, R.R. u dha 3.200 denarë, ndërsa njëri prej personave e ka goditur në fytyrë. Kur kanë arritur në rrugën “Dizhon”, janë…
Nga komuna Aerodrom informojnë se organet kompetente punojnë në locimin e qenit që sulmoi gjashtë persona mbrëmë midis bulevardit “KAÇKM” dhe “Jane Sandanski”. “Qyteti i Shkupit, me ekipet e Ndërmarrjes publike Higjiena Komunale, menjëherë pas denoncimit të incidentit dolën në terren. Sipas evidencës komunale, deri tani nuk ka denoncime të regjistruara për ndonjë qen agresiv me atë përshkrim në lokacionin konkret. Rasti është denoncuar në MPB”, njoftojnë nga komuna Aerodrom.
Prej nesër pasdite meteorologët paralajmërojnë reshje të shiut të cilat në viset më të larta do të kalojnë në borë. Nga DPHM kumtojnë se reshjet nesër do të jenë më të përfaqësuara në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa nga fundi i ditës dhe natën drejt së dielës do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të kalojnë në borë. Reshje të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore ku pritet të bien mbi 25 litra në një metër kub. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Të dielën,…
Të enjten janë zhdukur tre adoleshentë në Maqedoni. Zhdukja ka ndodhur në tre qytete të ndryshme edhe atë në Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë. Rasti i parë ka ndodhur në Tetovë, ku R.K. (47) ka paraqitur se të enjten nga shtëpia në drejtim të panjohur është zhdukur vajza e tij 16 vjeçare. Të njëjtën ditë edhe M.A. (43) nga Kumanova ka njoftuar policinë se rreth orës 12 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij 16 vjeçar, shkruan Gazeta Lajm. Rasti i tretë është paraqitur në Strumicë, ku U.A. (41) ka paraqitur në polici se rreth orës 20…

