Dy persona të panjohur mbrëmë në ora 4:35 kanë grabitur taksistin
R.R. (30) në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Shkup.
Siç informoi MPB-ja, derisa i dëmtuari ka drejtuar automjetin, është ndalur nga dy persona të panjohur, të cilët janë ulur prapa dhe i kanë thënë që të shkojë në drejtim të lagjes Çair. Pasi kaluan rreth 50 metra, njëri prej personave ka nxjerrë thikë dhe ia vuri në fyt shoferit dhe i ka kërkuar para.
Pas kësaj, R.R. u dha 3.200 denarë, ndërsa njëri prej personave e ka goditur në fytyrë. Kur kanë arritur në rrugën “Dizhon”, janë ndalur në udhëkryqin me rrugën “Bozhin Stojkov”, ku i dëmtuari edhe disa herë është qëlluar në fytyrë me grushta nga ana e sulmuesve.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë
- Gostivarasi akuzohet për dhunë ndaj partneres dhe vajzës së saj të mitur
- Arrestohet 26-vjeçari në Koçan me marihuanë
- Suspensioni i prokuroreve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
- Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze
- Gjendet 14-vjeçarja e zhdukur nga Kërçova, pas katër ditësh kthehet te gjyshja në Tetovë
- Fund dilemave për vinjetat tek “Patarinat”: Shoferët mund të paguajnë autostradën për çdo kilometër!


