Author: Adijat

Mbledhja e Kuvendit për Buxhetin për vitin 2018 sipas të gjitha gjasave do të fillojë të mërkurën, nëse pas mbledhjes së nesërme Qeveria e kthen propozimin e plotësuar në Parlament. Kjo u arrit në takimin e rregullt koordinues të së hënës të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinuesit e grupeve të deputetëve, ku nuk morën pjesë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Lidhur me ligje të tjera të caktuara për të cilat do të duhet edhe mbështetje nga opozita, sipas informatave, në Kuvend do të pritet ardhja e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në mbledhje dhe trupat kuvendor. Pritet, siç ceket, të…

Lexo më Shumë

Odat e avokatëve të Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, (BRRLN), në Shkup mbajtën takim, në të cilin i shqyrtuan mundësitë për vazhdim të projekteve rajonale mision i të cilëve është kontributi drejt qeverisjes së të drejtës, demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut përmes përforcimit të pavarësisë dhe efikasitetit të avokaturës dhe odave të avokatëve. Për kryetar të ri të Rrjetit ballkanik rajonal për qeverisje të së drejtës nga nëntori i vitit 2017 është kryetari i Odës së Avokatëve të RM-së, Nikolla Dodevski. “Projektet të cilët deri tani u implementuan u treguan si të suksesshëm, por…

Lexo më Shumë

Katër seanca për lëndë të Prokurorisë speciale publike janë caktuarkëtë javë në Gjykatën penale. Për nesër dhe për 14 dhjetor janë caktuar seanca për lëndën e PSP-së “Trust”, në të cilin i akuzuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë. Të mërkurën, më 13 dhjetor, do të mbahet gjykimi për rstin”Transportuesi”, që ka të bëjë me keqpërdorime të transportit për nxënës nga ana e ish-kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe kryetarit…

Lexo më Shumë

Niveli i ujit të Vradarit në të gjitha vendet e matjes është më i madh nga mesatarja për dhjetorin dhe shënon rritje në krahasim me ditën e djeshme, posaçërisht në Jegunovcë ku niveli është rritur për pothuajse gjysëm, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Nivel më të lartë të ujit nga i zakonshmi për këtë muaj kanë edhe Treska afër Makedonski Brodit dhe Drini i Zi afër Lozhanit, ndërsa nivelin i lumenjve tjerë në vend është nën mesataren shumëvjeçare. Nivelet e ujit në lumenjtë natyror, megjithatë, janë në suaza të mesatares, ndërsa niveli i Liqenit të Ohrit…

Lexo më Shumë

Profesori i Unversitetit të Tetovës, Dr. Ilaz Ahmeti gjithnjë e më tepër po afirmohen me punën e tij shkencoro-hulumtuese në nivel ndërkombtarë, njofton agjencia e lajmeve INA. Akademiku nga komuna e Likovës ka arritur të botoj një numër të madh të punimeve shkencore në revista botërore të universiteteve elitare. Punimet e tij në fushën e menaxhmentit dhe ndërmarrsisë të agrobiznesit janë vlerësuar lartë për nga cilësia dhe metodologjia e punës. Gjitha punimet e deritanishme nga botuar nga revistat prestigjioze me impact-faktor.Botimi i fundit ku si temë studimore kishte: ,,Recognizing and Applying Some Important Standards of Sme-S in the Republic of…

Lexo më Shumë

Bizneset ankohen se nuk mund të gjejnë kuadër te kualifikuar, ndërsa punëtorët – punë adekuate, kompanitë kërkojnë thuajse 8 mijë punëtorë dhe njëkohësisht papunësia në vend është 22.6%, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat e Agjencisë për punësim të Maqedonisë thonë se për momentin ka 7996 vende të lira pune, ndërsa ato të Entit Shtetëror për Statistikë 7586 vende të lira pune. Për momentin, në Agjencinë për punësim janë 7974 konkurse aktive. Kërkohet kuadër i llojllojshëm, prej parukiere, recepcioner deri tek mjekë e profesionist të informatikës. Duke shikuar nga ana e veprimtarisë më së shumti punëtorë kërkohen si shitës (2.523), industria…

Lexo më Shumë

Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu u rikthye në skenën e Shtëpisë së Operës në Cyrih të Zvicrës me operën ”Madama Butterfly”. Premiera e ”Madama Butterfly” u ngjit në skenë mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e regjisorit Ted Huffman, ndërsa, siç transmeton ATSH-ja, ai do të marrë pjesë në plot 11 net shfaqje të cilat do të vijojnë deri më 10 janar. Pirgu interpreton rolin e togerit Pinkerton nga opera “Madama Butterfly”. Në prag të premierës, mediat zvicerane kanë dhënë vlerësimet e tyre maksimale për Saimir Pirgun, ndërsa në faqen zyrtare të Teatrit të Cyrihut zëri i kristaltë i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë. Zaev do të takohet me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit maqedonas – kosovar. Në delegacionin që do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, si dhe ministri pa…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Brazilit. Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, nesër në Brazili me nderime më të larta shtetërore do të pritet nga presidenti i Republikës Federale të Brazilit, Mishel Temer. Në suaza të vizitës zyrtare në Brazil, Ivanov do të marrë pjesë në hapjen solemne të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Brazili, Ambasadën e parë rezidente në Amerikane Latine. Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Federale të Brazilit, është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takime me Paulo Skaf, kryetar i Federatës së…

Lexo më Shumë

Në gjykatë themelore Shkupi 2 për sot është caktuar proces gjyqësor në të cilën në rend të ditës është kompenzim material dhe jo material në vlerë prej 1 milion euro aq sa kërkon kërkon një familje nga Lubeteni i Shkupit si dëmpshpërblim për shkak të vrasjes të një anëtari të familjes së tyre, njofton Plusinfo.mk. Rasti është zgjeruar dhe në të është përfshirë edhe i dënuari i tribunalit  të Hagës, Johan Tarçullovski. Tarçullovskin e paditë familja e Rami Jusufit i vrarë në konfliktin e vitit 2001 në Luboten të Shkupit i cili pas vete ka lënë katër jetimë. Paditësit , prindërit…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE do të zgjedhë kryetar të ri të partisë më 22 dhe 23 dhjetor, pasi që Nikola Gruevski parashtroi dorëheqje të parevokueshme në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Qendror të partisë. Në kongresin e jashtëzakonshëm në Vallandovë, sipas sekretarit të përgjithshëm Hristijan Mickovski, do të marrin pjesë 544 delegatë të cilët do të zgjedhin pasardhësin e Gruevskit. Megjithëse për momentin nuk ka konfirmim zyrtar, kandidatët më seriozë për pozitën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, sipas burimeve të partisë, janë Hristijan Mickovski, Nikola Poposki, Antonijo Miloshoski dhe Ilija Dimovski. Sekretari i Përgjithshëm Mickovski para mbledhjes së Komitetit Qendror konfirmoi se nuk përjashtohet…

Lexo më Shumë

Eurothink – Qendra për strategji evropiane dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni sot organizojnë prezantim të studimit dhe panel diskutimit: “Menaxhimi me instrumentin për ndihmë parainkuadruese – praktika dhe sfida”. Në dokument analizohet shfrytëzimi i fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (2007-2013). Theksi është vendosur në mjetet që menaxhohen përmes sistemit decentralizues për implementim. Qëllimi kryesor është rezultatet e marra nga analiza të shfrytëzohen për promovimin e shfrytëzimit më të mirë të fondeve evropiane, posaçërisht si rekomandime të cilët do të mund të shfrytëzohen për Instrumentin për ndihmë parainkuadruese për periudhën 2014-2020. Panel-diskutimi…

Lexo më Shumë