Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev nesër do të
qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë.
Zaev do të takohet me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit maqedonas – kosovar.
Në delegacionin që do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi.
Vizita e Zaev është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Familja Ademaj kërkon drejtësi të plotë për Liridonën
- Tensionet në Kuvend/ Tomor Alizoti: Në rend dite duhej të ishte zemërimi i shqiptarëve ndaj Qeverisë. Vjen Balluku, miliardere dhe bën karshillëk
- Andonovski: Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit përmes “m.Uslugi” nuk mund të përdoren ende gjatë kontrolleve të policisë
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5


