Mbledhja e Kuvendit për Buxhetin për vitin 2018 sipas të gjitha
gjasave do të fillojë të mërkurën, nëse pas mbledhjes së nesërme Qeveria e kthen propozimin e plotësuar në Parlament.
Kjo u arrit në takimin e rregullt koordinues të së hënës të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinuesit e grupeve të deputetëve, ku nuk morën pjesë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së.
Lidhur me ligje të tjera të caktuara për të cilat do të duhet edhe mbështetje nga opozita, sipas informatave, në Kuvend do të pritet ardhja e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në mbledhje dhe trupat kuvendor. Pritet, siç ceket, të kalojë kongresi i partisë opozitare më 23 dhjetor në
Vallandovë.
Edhe sot në punën e trupave kuvendor nuk ka deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, përveç Panço Minov i cili mori pjesë në debatin e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5
- Rritja alarmante e rasteve me grip: A(H1N1) dhe COVID-19 në qarkullim
- “Nuk e ke vendin këtu o Taulant”/ Berisha akuza të forta Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën? Je më kriminel se Sueli!
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas


