Eurothink – Qendra për strategji evropiane dhe Fondacioni Shoqëri e
Hapur – Maqedoni sot organizojnë prezantim të studimit dhe panel diskutimit: “Menaxhimi me instrumentin për ndihmë parainkuadruese – praktika dhe sfida”.
Në dokument analizohet shfrytëzimi i fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (2007-2013). Theksi është vendosur në mjetet që menaxhohen përmes sistemit decentralizues për implementim.
Qëllimi kryesor është rezultatet e marra nga analiza të shfrytëzohen për promovimin e shfrytëzimit më të mirë të fondeve evropiane, posaçërisht si rekomandime të cilët do të mund të shfrytëzohen për Instrumentin për ndihmë parainkuadruese për periudhën 2014-2020.
Panel-diskutimi duhet të nxisë debat dhe bashkëpunim midis aktorëve të cilët janë të kyçur në procesin e inkuadrimit në BE, si shtetëror ashtu edhe jo-shtetëror, përmes përmirësimit të marrëdhënieve të ndërsjella partnere në shfrytëzimin e fondeve evropiane.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Familja Ademaj kërkon drejtësi të plotë për Liridonën
- Tensionet në Kuvend/ Tomor Alizoti: Në rend dite duhej të ishte zemërimi i shqiptarëve ndaj Qeverisë. Vjen Balluku, miliardere dhe bën karshillëk
- Andonovski: Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit përmes “m.Uslugi” nuk mund të përdoren ende gjatë kontrolleve të policisë
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5


