Author: Adijat

Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” sot dhe nesër me më shumë aktivitete do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Këto aktivitete janë në shenjë të shënimit të 40-të vjetorit nga themelimi i Studimeve për gazetari për të cilat nesër në fakultet do të mbahet akademi solemne. Në suaza të Ditëve të Fakultetit Juridik, sonte në amfiteatër do të mbahet gara e 21-të studentore për fjalim publik – Natë oratore “Ivo Puhan”. Prej 21 kandidatëve të paraqitur, në finalen e djeshme hynë 12-të studentë – nga Juridiku, por edhe prej fakulteteve të tjera në Universitetin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Ligjëratë për “Gjendjen me të Drejtat e Njeriut” sot në Fakultetin për Siguri – Shkup do të mbajë ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Villem Vauter Plomp. Ligjërata në suaza të Forumit diplomatik të Fakultetit do të mbahet me rastin e shënimit të Ditës së të Drejtave të Njeriut. Ambasadori Plomp gjatë qëndrimit do të takohet me dekanin e Fakultetit të Sigurisë Shkup, Nikolla Dujovski dhe se do të bisedohet për bashkëpunimin e ardhshëm në pajtim me planin zhvillimor në periudhën e ardhshme.

Lexo më Shumë

Komunikacioni hekurudhor për mallra dhe për udhëtarë është ndërprerë tërësisht për shkak protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport të cilët kërkojnë pagesën e pjesës së dytë nga paga e tetorit. Pas bllokimit të transportit hekurudhor të mallrave që filloi dje pasdite, prej sonte në mesnatë nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë. “Ka nisur vetëm treni i mëngjesit nga Shkupi për në Gjevegjeli, nga një i punësuar që nuk e ka respektuar marrëveshjen, ndërsa në relacionet tjera nuk zhvillohet qarkullim”, deklaroi për MIA-n Dushko Çakarovski, makinist në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport. Çakarovski thotë se protesta me…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Re” është propozimi për të cilin do të bisedohet në Bruksel në takimin e ndërmjetësit Methju Nimic me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, kumtoi televizioni grek, “Star”. Në materialin e publikuar në lajmet qendrore të televizionit, ceket se nëse Shkupi dakordohet me këtë propozim, do të hapet rruga për zgjidhjen e çështjes së emrit në gjysmën e parë të vitit 2018, siç paralajmëruan edhe kryeministri Aleksis Cipras dhe shefi i diplomacisë, Nikos Koxias. “Star” thekson se propozimi “Maqedonia e Re”, siç ishte në vitin 1992 në pakon e ashtuquajtur “Pineiro”, që atëherë ishte refuzuar. Emri me përcaktim gjeografik…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar më lehtë në dy nga gjithsej tetë fatkeqësi komunikacioni të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë fatkeqësi është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh kundërvajtjesh. Tridhjetë e katër vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër vozitës kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy vozitës nuk kanë dhënë përparësi në kalim. Nga komunikacioni janë përjashtuar katër persona të cilët e kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me të drejtën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel do të marrë pjesë në një drekë pune me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BashkimitEvropian dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE, në organizim të ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, në cilësinë e vendit udhëheqës me Këshillin e BE-së. Diskutimet në drekën e punës, siç informon MPJ-ja, do të përqendrohen në perspektivat e vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejtë integrimit në BE, në prag të zhvillimit të pritur të ngjarjeve në suaza të Unionit gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit 2018,…

Lexo më Shumë

Trafiku transportues hekurudhor në Maqedoni është në ndërprerje të plotë që në mëngjesin e sotëm nga ora 07:30, ndërsa trafiku hekurudhor për udhëtarë nga stacioni Shkup do të zhvillohet vetëm deri në mesnatë, kumtoi pasdite HM Transport SHA Shkup. Siç informojnë, në mëngjesin e sotëm me fillim në orën 07:30, një grup të punësuar nga personeli në HM Transport SHA Shkup, në mënyrë të njëanshme dhe të paparalajmëruar, kanë vendosur të ndërpresin me kryerjen e obligimeve të tyre të punës. Përfaqësuesit e personelit makinerik thonë se shkak për ndërprerjen është pjesa e dytë e papaguar nga paga për tetorin. Theksojnë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov vizitën zyrtare në Brazil e filloi me takimin me Paulo Skaf, kryetar i Federatës së industrive të Sao Paolo, oda më e madhe ekonomike në Amerikën Latine. Në takim, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë dhe Brazilit dhe mundësitë për bashkëpunim në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët, veçanërisht në kontekst të bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar. Ivanov theksoi se Maqedonia ka interes për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale me Brazilin, si vendi më i madh në Amerikën Jugore, anëtare e BRIKS dhe G20, një prej…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi e ka caktuar seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, ku duhet të fillonte shqyrtimi i amendamenteve për gjuhën shqipe, por me vetëdije se ministri i Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Bylen Saliji është në udhëtim zyrtar dhe nuk mund të marrë pjesë në të. Ndërsa me mungesë të përfaqësuesit të Ministrisë së Drejtësisë, si propozuese e propozim ligjit, seanca nuk mund të zhvillohet. Megjithatë, deputeti Grubi nuk e ndërpreu seancën por dha pauzë, pa caktuar rifillim të saj, akt i cili lejon të kalojë afati i shqyrtimit të amendamenteve. Artan Grubi, BDI “Sot e dinim…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev mes tjerash theksoi sot se partia e Vesel Memedit RDK, do të mbetet në koalicionin qeveritar dhe e vlerësoi si spekulim atë që flitet për deputetin Memedi, me të cilin, siç tha, “ka bashkëpunim të shkëlqyer dhe pret që ajo të vazhdojë edhe më tej”, njofton Medial.mk. Zaev mes pyetjeve të parashtruara nga gazetarët ka folur edhe për tema tjera , ku sa i përket ministrit të ri të Shëndetësisë tha se në pyetje janë ditë ku së bashku me partnerët e koalicionit do të merret vendim përfundimtar. Kryeministri Zaev ka përshëndetur madje vendimin e anëtarëve të…

Lexo më Shumë

Korrupsioni në të vërtetë është si kancer në shoqëri dhe për luftimin e tij nevojitet angazhim i çdo pjesëtari të shoqërisë. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, gjatë fjalimit të tij në shënimin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, në debat të organizuar nga Komiteti i Helsinkit në Fakultetin Juridik. Bejli po ashtu ka porositur se nuk duhet të ndjeken vetëm funksionarët e qeverisë së kaluar dhe të injohorohen ato të qeverisë aktuale. XHES BEJLI, AMBASADOR I SHBA-SË “Dhe çdo dollar apo denar që është dhënë për pasurimin personal është i njëjti që nuk përdorur për të ndihmuar…

Lexo më Shumë

Buxheti për mbrojtjen për vitin 2018 do të jetë më i madh për 15 për qind, arrin gjithsej 6,4 miliardë denarë, është rritur për 820 milionë denarë, ndërsa një nga prioritetet është rritja e rrogave e gjithë përbërjes së armatës për dhjetë për qind nga 1 janari. “Jemi koshient se armata duhet ta marrë vendin që i takon, në pajtim me funksionin e saj kushtetues, por në pajtim edhe në pajtim me pritjet që i kemi nga ajo, gjithmonë kur përballemi me krizë”, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në prezantimin e sotëm të mjeteve të dedikuara për mbrojtjen në…

Lexo më Shumë