Trafiku transportues hekurudhor në Maqedoni është në ndërprerje të
plotë që në mëngjesin e sotëm nga ora 07:30, ndërsa trafiku hekurudhor për udhëtarë nga stacioni Shkup do të zhvillohet vetëm deri në mesnatë, kumtoi pasdite HM Transport SHA Shkup.
Siç informojnë, në mëngjesin e sotëm me fillim në orën 07:30, një grup të punësuar nga personeli në HM Transport SHA Shkup, në mënyrë të njëanshme dhe të paparalajmëruar, kanë vendosur të ndërpresin me kryerjen e obligimeve të tyre të punës.
Përfaqësuesit e personelit makinerik thonë se shkak për ndërprerjen është pjesa e dytë e papaguar nga paga për tetorin. Theksojnë se nuk janë organizuar nga organizatat sindikale dhe se tani për tani nuk kanë emëruar përfaqësues për deklarata zyrtare.
Nga HM Transport SHA-Shkup u kërkojnë ndjesë të gjithë udhëtarëve dhe klientëve dhe theksojnë se ekipi i tyre menaxherial do të punojë në normalizimin sa më të shpejtë të trafikut hekurudhor.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5
- Rritja alarmante e rasteve me grip: A(H1N1) dhe COVID-19 në qarkullim
- “Nuk e ke vendin këtu o Taulant”/ Berisha akuza të forta Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën? Je më kriminel se Sueli!
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas


