Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel do të
marrë pjesë në një drekë pune me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BashkimitEvropian dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE, në organizim të ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, në cilësinë e vendit udhëheqës me Këshillin e BE-së.
Diskutimet në drekën e punës, siç informon MPJ-ja, do të përqendrohen në perspektivat e vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejtë integrimit në BE, në prag të zhvillimit të pritur të ngjarjeve në suaza të Unionit gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit 2018, publikim i Strategjisë të kryetarit të KEsë Junker për zgjerim të BE-së, raportet e KE-së për progresin e vendeve dhe Samit BE – Ballkani Perëndimor në Sofje gjatë presidencës bullgare me Këshillin e BE-së në maj të vitit 2018.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Dimitrov do të mbajë brifing për përfaqësuesit e Grupit punues të Këshillit të BE-së kompetent për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Grupin punues kompetent për zgjerimin e vendeve të cilat janë proces negociues për anëtarësimin në BE.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5
- Rritja alarmante e rasteve me grip: A(H1N1) dhe COVID-19 në qarkullim
- “Nuk e ke vendin këtu o Taulant”/ Berisha akuza të forta Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën? Je më kriminel se Sueli!
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas


