Komunikacioni hekurudhor për mallra dhe për udhëtarë është
ndërprerë tërësisht për shkak protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport të cilët kërkojnë pagesën e pjesës së dytë nga paga e tetorit.
Pas bllokimit të transportit hekurudhor të mallrave që filloi dje pasdite, prej sonte në mesnatë nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë.
“Ka nisur vetëm treni i mëngjesit nga Shkupi për në Gjevegjeli, nga një i punësuar që nuk e ka respektuar marrëveshjen, ndërsa në relacionet tjera nuk zhvillohet qarkullim”, deklaroi për MIA-n Dushko Çakarovski, makinist në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport.
Çakarovski thotë se protesta me bllokim të qarkullimit do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre. Siç pohon, nga Qeveria u është thënë se do të ketë takim, por fillimisht të normalizohet qarkullimi, që për ato nuk ka qenë e pranueshme.
Sipas deklaratave të të punësuarve të përfshirë në ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor, pas protestës qëndrojnë organizatat sindikale.
Menaxhimi i HM Transport dje përmes një kumtese informoi për ndërprerjen e qarkullimit, njëkohësisht duke kumtuar se punohet për normalizim të qarkullimit të mallrave dhe të udhëtarëve.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5
- Rritja alarmante e rasteve me grip: A(H1N1) dhe COVID-19 në qarkullim
- “Nuk e ke vendin këtu o Taulant”/ Berisha akuza të forta Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën? Je më kriminel se Sueli!
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas


