Qeveria e Republikës së Maqedonisë formoi trup koordinues i cili në nivel ditor do ta ndjekë gjendjen dhe do të koordinojë ndihmë adekuate humanitare, që do të dakordohet si nevojë me institucionet kompetente në Greqi dhe me qytetin e Athinës, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski. Qeveria në mbledhjen e sotme të 81-të solli vendim që t’i dërgojë ndihmë financiare në shumë prej gjashtë milionë denarëve Qeverisë së Republikës së Greqisë për përballje me zjarret katastrofale që këto ditë e kapluan rrethinën e Athinës. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, zëdhënësi qeveritar tha se…
Author: Adijat
Para pak çastesh është ndaluar personi që shtiu me armë gjatë përleshjes para të paradites së sotme para spitalit të Tetovës. Ndërkohe në kërkim është edhe personi i dytë i përfshirë në këtë konflikt me armë zjarri. Nuk ka as te plagosur e as viktima. Raportohen vetëm dëme material nga plumbat e shkrepur ne një derë hyrjeje.
Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se kanë realizuar kontroll aksion në objektin hotlilerik, me lokacion rreth autostradës Tetovë-Gostivar, më saktë në fshatin Sedllarcë e Epërme, pronë e 48 vjeçarit B.L. nga Tetova. Gjatë kontrollit në objekt janë ndaluar 9 femra, nga të cilat 6 shtetase të Shqipërisë si dhe 3 shtetase të Maqedonisë. Shtetaset e huaja të moshës prej 20 deri 27 vjeçe, janë arestuar dhe janë mbajtur në Stacionin Policisë së Tetovës, prej ku janë dorëzuar në Departamentin për të huaj, krim ndërkufitar, migracion dhe riatëdhesim.
Maqedonia sot i fillon bisedimet paraqasëse për anëtarësim në NATO, pasi në Samitin në Bruksel më 12 korrik vendi edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim. Për vizit në Maqedoni është Delegacioni i NATO-së, i udhëhequr nga Drejtori për çështje evropiane dhe globale të Aleancës, Xhejms Mekki. Koordinatori Nacional për NATO i Maqedonisë, Stevo Pendarovski tha se vendi është i gatshëm për bisedime serioze në korniza të kësaj faze të bisedimeve për anëtarësim, raporton SHENJA. “Detyra politike kryesore, marrëveshja me Greqinë mbetet parakushti për anëtarësim të plotë, tani kemi ftesë për bisedime për anëtarësim, e fillojmë sot dhe presim maksimalisht deri…
Kryeministri Zoran Zaev sot do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim në fillimin e ndërtimit të fabrikës së kompanisë turke “Murat Tixharet” në ZZHTI Shkup 2. Krahas kryeministrit, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, do të kenë fjalim edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave Dragan Tevdovski, drejtori i ZZHTI-së Aleksandar Mlladenovski dhe Ejup Gylsoj, drejtor i kompanisë “Murat Tixharet”.
Dy ditë pas mbajtjes së takimit të liderëve grupet punuese të partive parlamentare ende nuk i kanë tejkaluar mospajtimet që u paraqitën gjatë zbatimit të asaj që u dakorduan liderët në takim. Përfaqësues të pushtetit dje thanë se nuk do të pranojnë asnjë ultimatum dhe shantazhe nga opozita, e cila megjithatë pohon se e vetmja gjë që kujdesen janë interesat kombëtare të shtetit. Koordinatorët e grupeve të deputetëve për MIA dje konfirmuan se është harmonizuar Ligj për Qeverinë në pjesën e qeverisë teknike dhe se në të veçmë ka nënshkrime prej të gjitha grupeve të deputetëve, përfshirë edhe VMRO-DPMNE. Sipas…
Nën moton “Kulturë tani!” prej sot deri më 29 korrik në Strugë do të mbahet edicioni i gjashtë i festivalit për kultivimin e kulturës DrimON organizuar nga Iniciativa për aktivizëm kulturor të pavarur (IAKP). Me këtë moto, siç informojnë organizatorët, dëshirojnë të dërgojnë porosi të mos anashkalohet kultura dhe se duhet menjëherë të veprohet për ngritjen e saj. “DrimON apelon për ngjarje kulturore edhe në provincë, për kulturën në kuarte në Strugë, demetropolizim, modernizim, interdisiplinë, interkulturë, autonomi artistike, për avancimin e institucioneve kulturore, për të drejtën për kulturë për të gjithë”, tha organizatori. Programi pesëditësh i edicionit të sivjetmë është…
Çka është turizmi rural, si të gjinden drejtimet për zhvillim strategjik në këtë degë, a janë dhe sa janë institucionet të koordinuara dhe harmonizuara kur i krijojnë dhe sjellin politikat në zhvillimin dhe turizmin rural, cilat janë qëndrimet e pronarëve të kapaciteteve në mjediset rurale, janë vetëm disa nga pyetjet në të cilat përgjigje duhet të japë ngjarja e sotme përmbyllëse e projektit “Zhvillimi strategjik i turizmit rural – bazë për lidhje komplementare dhe plotësimin e politikës industriale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë”. Ngjarja e titulluar “Zhvillimi strategjik i turizmit rural mjaft i njohur dhe i zbatueshëm ose jo?”…
Nëntë persona janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në afërsi të fshatit Damjan të Radovishit në rrugën magjistrale Shtip- Radovish. Zëdhënësi i SPB- Strumicë, Hrizantema Rendevska ka deklaruar se fatkeqësia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 3.40 mes dy veturave për udhëtarë dhe një traktor me rimorkio. “Sipas informacioneve të para, me lëndime trupore janë gjithsej nëntë persona dhe të gjithë janë hospitalizuar në spitalin në Strumicë”, tha Rendevska. Në rrjedhë është mbikëqyrja në vendin e fatkeqësisë nga ana e policisë dhe Prokurorit publik, ndërsa mëngjesin e sotëm prej orës 4.15 e deri në 5.40 komunikacioni në atë rrugë…
Dita e 14-të e edicionit të 58-të të Festivalit “Vera e Ohrit” është e rezervuar për mbrëmje spanjolle dhe interpretim të sopranos Eugenia Boiks, e shoqëruar në piano nga Ana Ferer. Eugenia Boiks arsimimin e vet muzikor e filloi në qytetin e vet të lindjes Monzon, Spanjë. Diplomoi në Konservatorin për muzikë në Sallamankë, pas çka u regjistrua në kurs të pas diplomës për këndim në Shkollën për muzikë të Katalonjës dhe studimem muzikore të magjistraturës në Konservatorin mbretëror në Bruksel. Gjatë karrierës së vet, Boiks interpretoi në disa shtëpi operistike me orkestra kulminante, nën dirigjimin e mjeshtërve eminentë të…
Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër prej 12 aksidenteve të trafikut që gjatë 24 orëve kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Policia e trafikut ka sanksionuar 40 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 12 shoferë. Sipas raportit policor, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjashtë para se të përfitojnë të drejtën për drejtimin e automjetit, tre fillestarë, një automjet ka pasur probleme teknike, ndërsa 12 të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe 37 këmbësorë të cilët e kanë kaluar…
Stacioni i autobusit në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ) në Shkup nuk do të jetë në funksion deri nesër në orët e mëngjesit kumtoi sot NPQ Shkup. Autobusët e linjës “50” në këtë periudhë do ta shfrytëzojnë stacionin e autobusit afër parkut “Gruaja luftëtare”. “Mbyllja e përkohshme e stacionit është për shkak ngjarjes qendrore në suaza të manifestimit ‘Shkupi Flet’ i cili do të mbahet në Galerinë e grafitit në QTQ”, thuhet në kumtesën e NPQ Shkup.