Nën moton “Kulturë tani!” prej sot deri më 29 korrik në Strugë do të mbahet edicioni i gjashtë i festivalit për kultivimin e kulturës DrimON organizuar nga Iniciativa
për aktivizëm kulturor të pavarur (IAKP). Me këtë moto, siç informojnë organizatorët, dëshirojnë të dërgojnë porosi të mos anashkalohet kultura dhe se duhet menjëherë të veprohet për ngritjen e saj.
“DrimON apelon për ngjarje kulturore edhe në provincë, për kulturën në kuarte në Strugë, demetropolizim, modernizim, interdisiplinë, interkulturë, autonomi artistike, për avancimin e institucioneve kulturore, për të drejtën për kulturë për të gjithë”, tha organizatori. Programi pesëditësh i edicionit të sivjetmë është i pasur me promovime letrare, diskutime, koncerte muzikore, shfaqje teatrore, ekspozita. Në pesë ditët e festivalit janë paraparë punëtori të artit për fëmijë, promovim i librit “Jehona e lirisë” e Ana Jovkovska, ekspozita arti të Antoni Maznevski dhe Nikolla Raduloviç, zbulim i sekreteve të muzeut në bashkëpunim me muzeun “Doktor Nikolla Nezlobinski”… teatër në hije do të performojë shfaqjen “Mbreti i vogël”… Festivali DrimOn organizohet nga Iniciativa për aktivizëm kulturor të pavarur IAKP Strugë, në bashkëpunim me qendrën për kulturë “Vëllezërit Milladinovci” mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, përmes konkursit vjetor për projekte interdisiplinore, si dhe nga Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni, për projektin “Platformë e përbashkët për kulturë – kulturë për të gjithë”.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët


