Dita e 14-të e edicionit të 58-të të Festivalit “Vera e Ohrit” është e rezervuar për mbrëmje spanjolle dhe interpretim të sopranos Eugenia Boiks, e shoqëruar në piano
nga Ana Ferer. Eugenia Boiks arsimimin e vet muzikor e filloi në qytetin e vet të lindjes Monzon, Spanjë. Diplomoi në Konservatorin për muzikë në Sallamankë, pas çka u regjistrua në kurs të pas diplomës për këndim në Shkollën për muzikë të Katalonjës dhe studimem muzikore të magjistraturës në Konservatorin mbretëror në Bruksel. Gjatë karrierës së vet, Boiks interpretoi në disa shtëpi operistike me orkestra kulminante, nën dirigjimin e mjeshtërve eminentë të botës. Në repertoarin e vet, krahas operave, shpesh mund të hasen edhe oratoriume. Interpreton edhe si muzikante kamertale me numër të madh të interpretuesve dhe ansambleve në Francë, Itali, Zvicër, Austri, Gjermani, Rusi, Poloni dhe Amerikë. Ka xhiruar për disa radio në Spanjë dhe jashtë saj, mes të cilave edhe për Radion nacionale të Spanjës, radiostacione portugeze dhe austriake për muzikë klasike, BBC dhe televizionin “Mediçi”. Pianistja Ana Ferer ka lindur në Zhironë, Spanjë, në familje të njohur muzikantësh. Piano dhe muzikëkamertale ka mësuar në Konservatorin në Zhironë dhe Barcelonë, duke diplomuar me notat më të larta dhe çmime të shumta. Muzikën vazhdoi ta përsosë tek Emanuel Ferer, Roberto Bravo, Edit Fisher, Pol Badura-Skoda dhe Luiz de Mura Kastro. Ferer rregullisht interpreton si muzikante kamertale në ansamble me artistë të njohur të muzikës, por nuk e len anash as veprimtarinë e saj operistike, duke bashkëpunuar me orkestra të ndryshme në disa vende në botë. Ka bërë xhirime për radio dhe stacione televizive, ndërsa shpesh editon edhe kompakt disqe për kompani edituese gjermane “Lambdoma” dhe “Gudllajf Rekords”. Njëkohësisht zhvillon edhe veprimtari të suksesshme pedagogjike në Konservatorin e Zhironës, ku tashmë 12 vite e udhëheqë degën për piano dhe muzikë kamertale. Në koncertin në kishën “Shën Sofia” prej orës 21:00 në program janë këngë të zgjedhura të kompozitorëve Enrike Granados, Frederiko Mompu, Hoakin Turina, Manuel de Falja, Pablo Luna dhe Francisko Asenjo Barbieri.
Data 21.08.2026
Aktuale
- Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada
- Temperatura mbi 40 gradë në Maqedoni, pas fundjavës do të ketë ulje
- Petrit Ndoci nuk rikthehet në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes, shpallet në kërkim nga autoritetet
- Rusia pretendon se situata e serbëve në Kosovë është bërë katastrofike
- Një muaj pas epidemisë në Gostivar, ISHP kërkon verifikimin e kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it
- VLEN: Për 14 jetët e humbura nuk mund të përgjigjet “kablloja”
- Mickoski: Më shumë se 12 milionë euro investohen në Komunën e Prilepit për projekte kapitale
- Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative


