Ajri në Shkup edhe sot në mëngjes është i ndotur mbi të lejuarën. Koncentrime më të larta të grimcave PM10 sërish ka në Lisiçe 313 mikrogramë në një metër kub, teRektorati janë matur 182, në Gazi Babë 159, në Qendër 110 edhe në Karposh 96 mikrogramë.Pas informacioneve të marra se ajri në Shkup dy ditë me radhë është tejkaluar mbi të lejuarën, gjegjësisht mbi 200 pm/m2, dje sërish u aktivizuan masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit në qytet. Nga Shërbimi qeveritar për media informojnë se Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë janë të…
Author: Adijat
Me vazhdimin e nesërm të seancën së 27-të plenare në të cilën në rend dite janë edhe përzgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, Kuvendi e fillon punën në vitin 2018 dhe agjendën intensive të paralajmëruar për muajin e parë të vitit. Janë caktuar vazhdime të gjithsej gjashtë seancave dhe dy komisioneve kuvendore. Tani për tani ende është e pasigurt nëse deputetët e partisë opozitare do të përfshihen në punën e Kuvendit. Pritjet janë se VMRO-DPMNE-ja do t’i publikojë hapat e ardhshme të partisë, midis të cilave edhe veprimin e deputetëve, siç para disa ditësh në një…
Selia qendrore e Lëvizjes BESA në Shkup, që ishte nën mbrojtje të një kompanie të sigurimit, sot është sulmuar nga persona të armatosur, është thyer brava dhe hapësira e saj është marrë me dhunë, thuhet në kumtesën dërguar mediave të Lëvizjes BESA. “Dyshohet se personat që e kanë bërë këtë janë disa ekstremistë të dhunshëm të Çairit dhe të fshatit Llërcë të Tetovës, ndërsa i shoqëruar nga këta njerëz, ka ardhur edhe, tashmë kryetari i shkarkuar, Bilall Kasami. Sidoqoftë, në emër të anëtarësisë së Lëvizjes BESA, shumicës së Këshillit Qendror, Kryesisë Qendrore dhe shumicës absolute të strukturave të Besës, ne…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe kryesisht të thatë. Deri të enjten më shpesh do të fryjë erë e dobët jugore, për ç’arsye nëpër fushëgropa do të ketë paraqitje të inversionit të temperaturës, e cila do të jetë më e theksuar prej nesër deri të premten. Nesër, e pastaj edhe në periudhën deri të enjten do të ketë edhe paraqitje të mjegullës, ndërsa diku edhe vranësira të ulëta nëpër fushëgropa dhe lugina të lumenjve. Në këtë periudhë në verilindje dhe në Shkup, prej nesër drejtë të mërkurës do të ketë rrymim pak…
Ekziston një dritare për një zgjidhje nëse ka me të vërtetë një synim të sinqertë nga fqinjët, tha kryeministri grek Alexis Cipras në fjalimin e tij drejtuar para ministrvet në sesionin e sotëm të qeverisë greke. Ai shtoi se në ditët në vijim do të bëhet e realizueshme që të bëhen hapa thelbësorë në këtë drejtim, njofton Almakos. Kryeministri grek vuri në dukje se në vitin 2018, pa dyshim, do të jetë një vit sfidues, por edhe mundësi e rëndësishme që nuk duhet humbur, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikën e jashtme, dhe si shembull përmendi çështjen e…
Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta, ndërsa në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar prej 50- 200 metra për shkak të mjegullës ka në Strugë, Makedonski Brod, Resnje, Kërçovë dhe nga Katlanova deri te tuneli Katlanovë dukshmëria është prej 100-150 metra. Siç kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë, në disa akse rrugore, të cilat kalojnë nëpër grykat është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të imëta. Nga NP Rrugët e Maqedonisë, apelojnë në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Ekipet kujdestare të NP Rrugët…
Sot në mëngjes rreth orës 7:10 minuta nga ana e një të punësuari në Ndihmën e parë mjekësore të Tetovës, në policinë e Tetovës është paraqitur se në kompleksin Lovec në qytet pas dyqanit “Zhito polog” është gjetur trupi i një mashkulli të panjohur pa shenja jete. Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josofovski, ekipi i policisë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë inspektimit në të cilin ka marrë pjesë edhe prokurori publik është konfirmuar se bëhet fjalë për një banor 58 vjeçar të Novosellës, komuna e Bogovinjës. Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune.…
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për TV Korça, ka folur për bashkëpunimin rajonal, me theks të veçantë me Maqedoninë. Ai ka përshëndetur vizitën e fundit të kryeministrit Zaev në Liqenas të Shqipërisë, por duke theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit. Sipas tij, kjo vizitë është një dinamikë e re shumë më pozitive në marrëdhëniet Shqipëri – Maqedoni. “Këto vizita janë tregues i një dinamike të re shumë më pozitive të marrëdhënieve ShqipëriMaqedoni. Sikurse e thashë edhe dje, besojmë dhe shpresojmë shumë që edhe marrëdhëniet trilaterale Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi të njohin një perspektivë të shpejtë, të shkëlqyer…
Një autor i panjohur mbrëmë ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në rr. “Zborska” në Manastir, pronësi e N.P. (52) në Manastir, me ç’rast janë vjedhur dy pushka, para dhe stoli ari. Siç kumtoi MPB-ja, vjedhja është kryer në periudhën prej 20:05 deri në orën 21:10. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB-së Manastir. Po ndërmeren masa për gjetjen e autorit dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.
Emri i ndërlikuar me përcaktim në të cilin përmbahet termi Maqedoni, por të shkruar në gjuhën maqedonase pa përkthim në gjuhë tjera, në shtypin grek përmendet si zgjidhje e mundshme për problemin shumëvjeçar që e ka Greqia me emrin kushtetues të Maqedonisë. Si propozim konkret dhe eventual në tekstet e djeshme të gazetarëve nga televizioni “Skaj” dhe “Antena”, nga gazetat “To Vima”, “Katimerini” dhe “Estia”, mbizotëron emri “Nova Makedonija” (Maqedonia e Re), pikërisht siç shqiptohet në gjuhën maqedonase, Parashikimet dhe analiza e tilla të gazetarëve grekë në pjesë të madhe bazohen në deklaratën e liderit të Grekëve të pavarur, pas…
Nuk është falënderuese të japim afate, por për dy vite mund të kemi gazifikim në Maqedoni nëse komunat punojnë në procesin paralelisht me Resurset energjetike të Maqedonisë, thotë drejtori i REM, Bllagojçe Koteski në intervistë për MIA-n. “REM e zhvillon transportin dhe e dërgon gazin deri te stacioni kryesor rregullator në qytete, ndërsa prej aty vetë komunat do të duhet të ndërmarrin iniciativë, ta rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të mundësojnë strukturë e cila do ta kryejë distribuimin në mjedisin e qytetit. Nëse këto dy aktivitete bëhen paralelisht, që do të thotë nëse e ndërtojmë rrjetin kombëtar, e komunat e…
Kanë dalur detaje të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Në një dokument që ka siguruar portali Infoshqip thuhet se emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Re , ndërsa verzioni i shkrutuar do të jetë Maqedonia e Re. Në dokument qëndrojnë edhe zgjidhjet për çështjet me kishën, gjuhën dhe identitetin, njofton InfoShqip.com. Dokumenti i plotë në Maqedonisht, Anglisht, Greqisht dhe Shqip. —-Emri: Republika e Maqedonisë së Re – Скратен назив/short name: Нова Македонија – Nova Makedonija(mk), New Macedonia(eng), Νέα Μακεδονία(gr). —-Gjuha: Maqedonishtja moderne -Јазик/language: СОВРЕМЕН Македонски јазик – Sovremen Makedonski jazik(мк), MODERN Macedonian/Makedonski(eng),…