Sot në mëngjes rreth orës 7:10 minuta nga ana e një të punësuari në Ndihmën e parë mjekësore të Tetovës, në policinë e Tetovës është paraqitur se në kompleksin Lovec në qytet pas dyqanit “Zhito polog” është gjetur trupi i një mashkulli të panjohur pa shenja jete. Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josofovski, ekipi i policisë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë inspektimit në të cilin ka marrë pjesë edhe prokurori publik është konfirmuar se bëhet fjalë për një banor 58 vjeçar të Novosellës, komuna e Bogovinjës. Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik ai i është dorëzuar familjes për varrim, ndërsa rasti do të merret si vdekje e natyrshme.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje


