Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për TV Korça, ka folur për bashkëpunimin rajonal, me theks të veçantë me Maqedoninë. Ai ka përshëndetur vizitën e fundit të kryeministrit Zaev në Liqenas të Shqipërisë, por duke theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit.
Sipas tij, kjo vizitë është një dinamikë e re shumë më pozitive në marrëdhëniet Shqipëri – Maqedoni. “Këto vizita janë tregues i një dinamike të re shumë më pozitive të marrëdhënieve ShqipëriMaqedoni. Sikurse e thashë edhe dje, besojmë dhe shpresojmë shumë që edhe marrëdhëniet trilaterale Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi të njohin një perspektivë të shpejtë, të shkëlqyer dhe nga
kjo, – kush do të përfitojë në radhë të parë? Do të përfitojë Liqenasi, rajoni i Prespës, Korça, Devolli. Pra, ato zona ndërkufitare midis këtyre tre vendeve. Këto vizita në Liqenas kanë një domethënie të rëndësishme dhe janë mesazhe të forta të një ere të re në marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni dhe të një ere të re”, theksoi presidenti Meta.
Sipas tij, nuk ka rrugë tjetër dhe se vetëm përmes bashkëpunimit vendet tona do të forcojnë paqen dhe harmoninë dhe do të krijojnë kushte më të mira për qytetarët tanë, pavarësisht nga përkatësitë etnike sepse përndryshe vendet tona do zbrazen nga rinjtë, të cilët duan mundësi për të zhvilluar aftësitë dhe talentin e tyre. Kryeministri Zaev, së bashku me homologun e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama, më 16 dhjetor vizituan komunën e Liqenas, pasi udhëheqësit e të dy vendeve në Pogradec mbajtën një ditë të parë të seancën e parë të përbashkët.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje


