Author: Adijat

Një i maskuar ka grabitur një postier 47-vjeçar nga Shkupi, A.F. i punësuar në SH.A Postat e Maqedonisë. MPB njoftoi se grabitja ndodhi dje rreth orës 10 në rrugën “Brigada maqedonase-kosovare” në komunën e Çairit. Duke iu kanosur me pistoletë, autori nga A.F. i ka marrë çantën ku ka pasur rreth 15.000 dhe 20.000 denarë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Merren masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Nevojitet dialog politik për tejkalimin e dallimeve lidhur me proceset kryesore në vend, ndërsa për këtë nevojitet vullnet nga shumica qeveritare, theksoi lideri i VMRODPMNE-së Hristijan Mickoski në takim me eurodeputët nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon dhe Tonioni Picula. Në takim, siç citohet në njoftimin nga VMRO-DPMNE-ja, u bisedua për gjendjet aktuale politikoshoqërore dhe prioritetet strategjike në Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO. Mickovski theksoi se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme që të përkrahë çdo zgjidhje dhe proces reformator për të cilin vlerëson se është në…

Lexo më Shumë

Qëndrimet e mbrëmshme të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov pas takimit me ndërmjetësuesin, se jemi maqedonas, flasim gjuhën maqedonаse, por edhe se për identitetin nuk negociohet, së bashku me deklaratat e Nimicit se Athina nuk ka vendosur temë identitet, i mbushën mediat greke. Shkurt pas përfundimit të takimit Dimitrov-Nimic, gazetarët në Greqi, ashtu siç publikoi dje MIA, në raportet theksin e vendosën pikërisht në qëndrimet e ministrit të Punëve të Jashtme. Në edicionet e mbrëmshme të lajmeve qendrore në televizionet greke, takimi Dimitrov-Nimic ishte tema e parë me të cilën gazetarët i filluan lajmet. Qëndrimet e shefit të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Shkupit ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me raportin për keqpërdorimet në AKMIS sistemin për gjykatat. Procedura parahetimore është hapur në bazë të raportit nga grupi i ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë nga kontrollet e bëra në Gjykatën themelore Shkupi 1, në Gjykatën supreme dhe në gjykatat tjera. Kryetari i Shoqatës së gjykatësve Xhemali Saiti sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me këtë tha se nuk është i njoftuar me procedurën parahetimore, por theksoi se e mbështet çdo aktivitet i cili është në drejtim të konfirmimit të së vërtetës dhe zbulimit të atij…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska sot ndodhet për vizitë njëditore në Republikën e Kosovës ku është pritur me një ceremoni ushtarake, pas së cilës ka mbajtur një konferencë për shtyp me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Në konferencë Shekerinska theksoi se plani ynë i bashkëpunimit është që të punojmë bashkë në aspektin akademik ushtarak. Ajo tha se dy qeveritë janë të përcaktuara për ndërtimin e marrëdhënieve të mira shoqërore. “Pres që ne vitin 2018 te nënshkruajmë planin tonë të bashkëpunimit. Qeveria e re e Maqedonisë ka prioritet anëtarësimin në NATO dhe fqinjësinë…

Lexo më Shumë

Takim i Këshillit për zhvillimin e rajonit planor Jugperëndimor. Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot në rolin e Koordinatorit Nacional të IPA-s kishte fjalën e tij para përfaqësuesve të Këshillit për zhvillim rajonit planor jugperëndimor ku së bashku me ekipin për alokimin e ndihmës së huaj në Sekretariatin për Çështje Evropiane  prezantoi gjendjen, mundësitë për financimin e projekteve të parapara për vetëqeverisje lokale me mjetet e fondeve evropiane. “Afrimi deri te rregullat dhe standardet do të thotë liri e tregtisë, prosperitet ekonomik, investime në infrastrukturë, investime në hapjen e vendeve të reja…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka takuar EuroDeputetët Viktor Bostinaru dhe Tanja Fajon, nënkryetar të grupit socialdemokrat në parlamentin evropian, si dhe Tonino Picula, raportues në hije për Maqedoninë në Parlamentin Evrooian. Z. Ahmeti dhe tre EuroDeputetë kanë diskutuar shumë hapur dhe miqësisht për çështje të interesit të ndërsjellë, integrimin EuroAtlantik, fqinjësinë e mirë dhe reformat. Grupi socialdemokratik në parlamentin evropian është shprehur në përkrahje të plotë të agjendës së shumicës parlamentare dhe qeverisë reformuese duke u vënë tërësisht në dispozicion për ta ndihmuar Maqedoninë dhe rajonin. Lideri Ahmeti mirëpriti gatishmërinë e EuroDeputetëve dhe tha që…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias është kërcënuar me vdekje. Ai ka marrë një letër anonime në të cilën shkruhet “Kemi tre plumba për ju”. Lajmi është konfirmuar nga ministri i mbrojtjes së qytetarëve Nikos Toskas. Sipas tij, dikujt nuk i pëlqejnë mënyrat e negociatave mes Athinës dhe Shkupit, për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Në një deklaratë për mediat Toskas tha se kërcënimi nuk është vetëm për Kotzias, por edhe për familjen e tij. “Zoti Kotzias po përpiqet ta zgjidhë çështjen e emrit të Maqedonisë me taktika mjeshtërore, nën urdhrat e kryeministrit” u shpreh ministri grek,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Artan Grubi, i cili njëherit është kryetar i grupit për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së prej 6 deri më 11 shkurt 2018, do të qëndrojë në vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grubi, vizitën e punës në SHBA do ta shfrytëzojë që të realizojë më shumë takime, ndër të cilat edhe me z. Bred Berkli, drejtor i Këshillit Nacional për Siguri të Evropës në Shtëpinë e Bardhë, znj. Molli Monttomeri, këshilltare speciale e zv. Presidentit të SHBA- së, Majk Pens, gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë, znj. Laura Kuper, zëvendëssekretare shtetërore për Siguri në Pentagon, z Mejtu Pallmer,…

Lexo më Shumë

Familjarët e ngushtë të Komandant Arushës, informojnë se Nazmi Sulejmani nuk është vrarë por ka pësuar një sulm në zemër. Sipas tyre lajmi për ‘vrasje’ nuk është i vërtetë, transmeton Medial.mk. Nazmi Sulejmani ishte luftëtar i UÇK-së gjatë vitit 2001 në Haraçinë. Atë gjatë luftës e njohën me nofkën Komandant Arusha.

Lexo më Shumë