Nevojitet dialog politik për tejkalimin e dallimeve lidhur me proceset kryesore në vend, ndërsa për këtë nevojitet vullnet nga shumica qeveritare, theksoi lideri i VMRODPMNE-së Hristijan Mickoski në takim me eurodeputët nga grupi i Aleancës Progresive të
Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon dhe Tonioni Picula.
Në takim, siç citohet në njoftimin nga VMRO-DPMNE-ja, u bisedua për gjendjet aktuale politikoshoqërore dhe prioritetet strategjike në Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO.
Mickovski theksoi se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme që të përkrahë çdo zgjidhje dhe proces reformator për të cilin vlerëson se është në interes të vendit dhe përforcimin e proceseve demokratike, nëse është në interes të të gjithë qytetarëve të RM-së. Në takim, sipas njoftimit, Mickoski theksoi se pushteti aktual zbaton përndjekje të qytetarëve si dhe të deputetëve nga partia e tij. Sipas Mickoskit, akti i tillë nuk e çon përpara vendin dhe e vështirëson procesin demokratik.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Protesta e fortë për Arlinda Zekajn para Policisë së Kosovës
- Fox News: Dy kongresmenë i kërkojnë Rubios kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, përditësim edhe për çështjen e Ballukut
- Shqiptarët e Amerikës bëjnë thirrje për mbështetjen e Arkin Jahijit në Bërvenicë
- Ropalca tregon zemërgjerësi, mbi 5 mijë euro donacione për xhaminë “Koxha Mehmed Beu”
- Jahiji: Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve
- (VIDEO) Promovohet “M shërbime”, letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Erion Veliaj kalon nga Durrësi në Fier: Çfarë fshihet pas këtij transferimi?


