Author: Adijat

Në Odën Ekonomike të Maqedonisë sot do të prezantohen efektet dhe rezultatet nga puna 10-vjeçare e Rrjetit evropian të biznesit në Maqedoni. Në konferencën për shtyp me temë “Efektet dhe rezultatet nga puna e suksesshme 10-vjeçare e Rrjetit evropian të biznesit – mundësi Maqedoni”, do të marrë pjesë edhe prof.dr. Viktor Stojmanovski, projekt menaxher i EEN-Maqedoni.

Lexo më Shumë

Protesta që dje u mbajt në sheshin Sintagma në Athinë, e quajtur “Maqedonia do të thotë Greqi”, përfundoi qetë, pa incidente, por shkaktoi vlerësime dhe komente të ndryshme rreth numrit të pjesëmarrësve në protestë. Organizuesit para protestës kumtuan se nga të gjitha viset e vendit janë organizuar autobusë, ndërsa shkonte edhe fushata në rrjetet sociale. Sipas deklaratave të tyre, në tubim priteshin së paku një milion qytetarë. Sipas policisë greke, ndërkaq, në tubim, në qendër të Athinës, morën pjesë rreth 140 mijë qytetarë. Nga protesta u dërgua rezolutë, të cilën organizuesit paralajmëruan se do t’ia dërgojnë presidentit të vendit, kryeministrit…

Lexo më Shumë

Instituti për Politikë Evropiane (EPI) sot në Shkup, në virgjilje të publikimit të Strategjisë për zgjerim të Ballkanit Perëndimor nga ana e Komisionit Evropian, do t’i prezantojë të dhënat nga anketa debatuese “Qytetarët pyesin: Si dhe pse në BE” që e realizoi vitin e kaluar në nëntor. “Pjesë e temave të cilat do të prezantohen janë qëndrimet e përgjithshme për BE-në, përfitimet demokratike dhe ekonomike, si dhe qëndrimet e qytetarëve rreth problemit me emrin. Të dhënat të cilat do të prezantohen e përfaqësojnë mendimin e qytetarëve para dhe pas njoftimit të hollësishëm me temat e mbuluara në anketë”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Gazeta gjermane Shpigel po përpiqet ta shpjegojë konfliktin midis Athinës dhe Shkupit, duke cituar një deklaratë të Shtefan Trebst, profesor i historisë për Evropën Lindore. I pyetur nëse ka arsye të qarta që e pengojnë Shkupin të përdorë emrin Maqedoni, ai përgjigjet: “Nga pikëpamja greke, emri i vendit fqinj i cili është si i provincës greke me këtë emër, fsheh rrezik për shtetin. Kjo është absurde, sepse me dekada Greqia është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe ka armatë e cila është dukshëm më e madhe se ajo e shtetit mikroskopik Maqedonia. Prandaj mendon se pohimet greke për siguri,…

Lexo më Shumë

Shumica e qytetarëve grekë, të cilët protestën e ndoqën përmes ekraneve televizive, konsiderojnë se çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme nuk duhet të përballen me fanatizëm dhe mostolerancë, thonë nga kabineti i kryeministrit grek lidhur me tubimin e djeshëm në Athinë. Protesta tuboi mijëra qytetarë, por jo edhe miliona, siç “parashihnin organizuesit dhe Samaras e Micotakis” nga Demokracia e Re, i transmeton komentet korrespondenti i MIA-s nga Athina. Qeveria greke nuk ka për qëllim ta ndryshojë politikën e jashtme. Politika e jashtme nuk udhëhiqet me tubime dhe plani qeveritar mbetet në fuqi, deklaroi përfaqësuesi i Qeverisë së Ciprasit, menjëherë…

Lexo më Shumë

Policia dje i ka zbuluar pesë emigrantë prej të cilëve tre kurdë dhe dy sirianë në një automjet të drejtuar nga një qytetar i Shkupit në afërsi të fshatit Reçicë. Drejtuesit të automjetit i është caktuar paraburgim prej tridhjetë ditësh. Në kumtesën e MPB-së, thuhet se në afërsi të fshatit Reçicë, nëpunësit policorë të SP Bellanocë gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.B. (36) nga Shkupi, i kanë tre kurdë A.M. (26), S.K. (35) dhe D.F. (26) dhe dy sirianë A.A.A. (27) dhe M.K.A. (18). Ata së bashku me shoferin janë dërguar në Stacionin…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki sot dhe nesër do të qëndrojë në Sofje, Bullgari, ku do të marrë pjesë në Konferencën për eko investime për cilësinë e ajrit. Në suaza të vizitës, ashtu siç kumtoi MMJPH, ministri Duraki do të realizojë takim pune me ministrin bullgar të Mjedisit Jetësor dhe Ujërave, Neno Dimov dhe do ta vizitojë deponinë për trajtimin e mbeturinave në Sofje.

Lexo më Shumë

Doganierët në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë parandaluar tentim për të future në Maqedoni në mënyrë ilegale të arit në vlerë prej 30 mijë eurove, informojnë nga drejtoria e doganave. Sipas informacioneve më 31 janar, në Tabanoc kanë kontrolluar shtetasin e Maqedonisë T.M në xhupin e të cilit kanë gjetur arin që nuk e ka paraqitur, përcjell Aktuale.mk. Ai arin e kishte blerë në Itali, ku kishte jetuar dhe punuar përkohësisht. Cmimi i arit të blerë ka qenë 20 euro për gram. Ndaj kontrabanduesit është ngritur padi penale për kontrabandim./Aktuale.mk/

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji sot e përsëriti qëndrimin se trupi i ri për implementimin e reformave në gjyqësi me të cilin do të udhëheqë kryeministri formohet me qëllim të nivelit më të lartë të ndiqet zbatimi i procesit reformues duke e pasur parasysh vlerën e këtyre reformave. Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve ministri Saliji theksoi se Këshilli për reforma në gjyqësi që ishte në suaza të Ministrisë së Drejtësisë me sukses e ka përfunduar punën dhe se si rezultat i asaj është sjellë Strategjia për reforma në gjyqësi dhe seti i ligjeve prej të cilave disa veçmë janë…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski sot deri te Kuvendi ka dorëzuar kërkesë që në rend dite të vendoset edhe pika për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Tetë nga nëntë anëtarët të KSHZ-së parashtruan dorëheqje në funksionet pas çfarë u konstatuan nga Kuvendi pasi në opinion ishte zbardhur se ato kanë përcaktuar kompensime të larta si paushall për disa cikle zgjedhore. Në KSHZ anëtar i vetëm tani është Emira Asani Salija e propozuar nga Besa.

Lexo më Shumë

Pas vendosjes në funksion nga ana e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Jetësor, të Stacionit matës për praninë e mikro-grimcave PM10 që gjendet në oborrin e Shkollës fillore “Goce Dellçev”, Komuna e Gostivarit në ueb faqen zyrtare siguroi link të drejtpëdrejtë, ku për çdo ditë jepen informatat për nivelin e ndotjes së ajrit. Siç thuhet në kumtesën e Komunës, mungesa e stacionit matës në Gostivar për sasinë e mikrogrimcave PM10 në qytetin e Gostivarit, ishte një nga shqetësimet kryesore të kryetarit Arben Taravari edhe gjatë fushatës parazgjedhore. Duke mundësuar që qytetarët e Gostivarit në kohë reale të jenë të…

Lexo më Shumë

Në Kinotekën e Maqedonisë sot dhe nesër do të shfaqen katër dokumentare muzikore në kuadër të edicionit dimëror të Festivalit të filmit për filma dokumentar muzikorë “Skopje sinema siti” (Skopje Cinema City). Në edicionin dimëror ritransmetohen filmat, të cilët janë shfaqur premierë në vitin 2017, në kuadër të “Skopje sinema siti” të tretë. Sonte do të shfaqen “Kraftuerk: pop art” (20:00) dhe “Lisa Zherar: Strehimore” (21:30), ndërsa nesër mbrëma – Në kujtim të Lu Ris” (20:00) dhe “Dejvid Bouvi në BBC” (21:30). “Edicioni dimëror është i pari nga katër ngjarjet filmike, që janë planifikuar të ndodhin këtë vit në periudha…

Lexo më Shumë