Pas vendosjes në funksion nga ana e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Jetësor, të Stacionit matës për praninë e mikro-grimcave PM10 që gjendet në oborrin e Shkollës fillore “Goce Dellçev”, Komuna e Gostivarit në ueb faqen zyrtare siguroi link të drejtpëdrejtë, ku për çdo ditë jepen informatat për nivelin e ndotjes së ajrit. Siç thuhet në kumtesën e Komunës, mungesa e stacionit matës në Gostivar për sasinë e mikrogrimcave PM10 në qytetin e Gostivarit, ishte një nga shqetësimet kryesore të kryetarit Arben Taravari edhe gjatë fushatës parazgjedhore. Duke mundësuar që qytetarët e Gostivarit në kohë reale të jenë të informuar me nivelin e ndotjes së ajrit, Komuna e Gostivarit synon që të rrisë vetëdijen e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe shpreh gatishmëri që konform kompetencave dhe mundësive të ndërmerr edhe hapa konkrete në drejtim të ballafaqimit me problemin.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Jahiji: Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve
- (VIDEO) Promovohet “M shërbime”, letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Erion Veliaj kalon nga Durrësi në Fier: Çfarë fshihet pas këtij transferimi?
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve
- Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt


