Në ditën e dytë të takimit të 14-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe BE-së – Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim është debatuar për marrëdhëniet ndëretnike, fqinjësisë dhe bashkëpunimit rajonal, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, ligji për përdorimin e gjuhëve dhe për aktivitetet pas Samitit në Trieste, në suaza të Procesit të Berlinit. Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetët e Parlamentit Evropian me shumicë votash miratuan Rekomandime përfundimtare deri te institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe të Bashkimit Evropian. Nga ana e Maqedonisë në takim morën pjesë deputetët Goran Milevski, Antojnio Milloshoski, Zhaklina Llazarevska,…
Author: Adijat
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Faziu sot në konferencë shtypi do t’i kumtoi detajet për thirrjen e dytë publike për propozime për projekte nga programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Programi është financuar nga Instrumenti për ndihmë parainkuadruese II i Bashkimit Evropian. Shuma e përgjithshme e mjeteve në dispozicion në kuadër të kësaj thirrje publike është 9 milionë e 917 mijë e 631 euro, për të dyja palët.
Gjashtë komuna të Maqedonisë sot do të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim në suaza të projektit “Përforcim i këshillave komunal – fazë e implementimit”, mbështetur nga UNDP dhe Ambasada e Zvicrës. Janë paralajmëruar fjalime të koordinueses së përhershme të UNDP-së, Luiza Vinton, ambasadores së Zvicrës, Sibil Suter tehada, si dhe ministrave të Financave dhe Vetëqeverisjes Lokale, Dragan Tevdovski dhe Suhejl Fazliu. Qëllim kryesor i projektit është përforcimi i këshillave komunal dhe roli i tyre në pjesën e legjislaturës, mbikëqyrje dhe përfaqësim. Projekti në këtë fazë parasheh inkuadrim të gjashtë komunave pilot, veles, Çair, Sveti Nikole, Vallandovë, Strumicë dhe Ohër, të cilat…
Gazetari Dragan Pavllovski Latas, i cili është i dyshuar për fshehje tatimi në lëndën e PSP-së “Total”, siç informoi mbrojtja e tij, për shkaqe personale dhe familjare nuk mori pjesë në seancën e sotme. Mbrojtja e latasit për pamundësinë e tij për të marrë pjesë, para Gjykatës parashtroi dëshmi nga klinika. Gjykatësja Sllavica Naumova Josifovska, për shkak të mungesës së kushteve, debatin kryesor e shtyu për më 30 mars. Prokurori special publik, Ljubomir Late kërkoi nga Gjykata të konfirmohen edhe seanca të reja shtesë, për, siç tha, organizim më të lehtë rreth rastit, për çka Gjykata caktoi gjykim për më…
Ndërrojnë tabela në rrugë, por jo edhe pozita, thotë përgjegjësi për Punë të Jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos, duke i komentuar deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. Ashtu siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kumucakos kërkon nga Qeveria greke të tregojë haptas se cilat janë linjat e kuqe në biseda. “Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Shkup, qartë i përcaktuan linjat e tyre të kuqe. Nuk negociojnë as për ndryshime në Kushtetutën e tyre, as për kombësinë e tyre gjoja maqedonase. Me fjalë të tjera, ndërrojnë tabela nëpër rrugë por jo edhe pozita.…
Në Saramzalinë, Negotinë dhe në drejtimin rrugor Katllanovë-Veles në mëngjes ka mjegull për shkak të së cilës është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra. Lidhja Auto-moto e Maqedonisë kumtoi se sot në periudhën nga ora 12 deri në orën 15 do të ndërpritet për rreth 15 minuta komunikacioni në aksin rrugor Kërçovë-Ohër mes Presekës dhe Vërbjanit për shkak të aktiviteteve ndërtimore. Në rrugët e tjera të shtetit komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, kryesisht nëpër rrugë të thata. Në vendet më të larta malore dhe nën hije rrugët janë të lagështa.
Një burrë i moshës rreth 50-vjeç, sot në mëngjes është gjetur i vdekur në trotuarin pranë mishtoreve para Tregut të Gjelbër në Shkup. Rasti në polici është paraqitur sot në mëngjes dhe sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një person të pastrehë i cili sillej në rrethinë të tregut. Në vendin e ngjarjes policia kreu ekspertizë, ndërkaq nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për tre lloje të bursave për studime njësemestrale paradiplomike dhe përsosje studimore në Kroaci për vitin akademik 2018/2019. Dy bursa njësemestrale për studime paradiplomike/diplomike për mësim të gjuhës dhe letërsisë kroate janë dedikuar për kandidatë të cilët janë studentë me së paku dy semestre të përfunduara në katedrën për gjuhë dhe letërsi kroate, studentë të katedrës për gjuhë dhe letërsi kroate të cilët punojnë në punimet e tyre diplomike apo studentë të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve. Konkursi mundëson edhe bursa për qëndrime studimore deri tetë muaj me kohëzgjatje të ndarë…
NP “Parqet dhe Gjelbërimi” me urdhër të Qytetit të Shkupit për shkak të kushteve të volitshme kohore filloi ta realizojë Programin për ngritjen e rikonstruktimin e gjelbërimit publik në rajonin e Qytetit të Shkupit. Ekipet e NP “Parqet dhe Gjelbërimet” kanë dalë në terren dhe punojnë në rregullimin e gjelbërimit në të dyja lokacionet në Parkun e Qytetit, kumtoi Qyteti i Shkupit. Lokacioni i parë përballë hotel Kanet dhe pellgut te Stadiumit është me hapësirë prej 4.400 metër katrorë, ndërsa sipërfaqja e dytë prej 1.900 metër katrorë është përballë Shadërvanit dhe hyrjes në parkun e Qytetit, sepse sipërfaqja ekzistuese e…
Gjatë javës së fundit (nga 29 janari deri më 4 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.001 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 84 për qind në krahasim me javën para saj kur ishin regjistruar 1.085 persona të sëmurë, theksohet në raportin që në ueb faqen e tij sot e publikoi Instituti për shëndet publik. Në lidhje me sezonin e fundit kur u regjistruan 563 të sëmurë, ekziston rritje të numrit të të sëmurëve në javën e pestë për 3,6 herë. Incidenca e regjistruar edhe këtë javë është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të…
Për më shumë se një muaj kuadrot e ish-partnerit të koalicionit qeveritarë, Aleanca për Shqiptarët, marrin rrogë nga buxheti i Maqedonisë edhe pse të njejtët nuk paraqiten nëpër vendet e punës që nga data 27 dhjetor kur edhe kanë deponuar në Qeveri dorëheqjet e tyre. Bisedimet me ndonjë subjekt tjetër politik apo mosmarrja vesh ende me partnerin aktual të koalicionit, Bashkimin Demokratik për Integrim, mund të jenë disa nga arsyet e kësaj vonese, thotë Elmi Aziri, nga ASH. Sipas tij, as ata vet nuk e kuptojnë shkarkimin e vetëm dy drejtorëve të Aleancës, atij të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti…
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, e udhëhoqi delegacionin e Maqedonisë në takimin e Komisionit të Përzier të Ekspertëve Maqedoni-Kosovë për hapjen e vendkalimit kufitar të dedikuar për komunikacionin rrugor ndërkombëtar “Stançiq – Bellanoc”, në Prishtinë. Siç kumtoi MPJ, në takimin, i cili u mbajt dje dhe sot, të dyja delegacionet informuan për aktivitetet vijuese lidhur me lëshimin e lejeve për ndërtim të objektit të përbashkët në këtë vendkalim kufitar. Njëherit, ishte arritur marrëveshje edhe për hapat e ardhshme të cilat do të mundësojnë fillim më të shpejtë me ndërtimin e objektit, i cili është i…