Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, e udhëhoqi delegacionin e Maqedonisë në takimin e Komisionit të Përzier të Ekspertëve Maqedoni-Kosovë për hapjen e vendkalimit kufitar të dedikuar për komunikacionin rrugor
ndërkombëtar “Stançiq – Bellanoc”, në Prishtinë. Siç kumtoi MPJ, në takimin, i cili u mbajt dje dhe sot, të dyja delegacionet informuan për aktivitetet vijuese lidhur me lëshimin e lejeve për ndërtim të objektit të përbashkët në këtë vendkalim kufitar. Njëherit, ishte arritur marrëveshje edhe për hapat e ardhshme të cilat do të mundësojnë fillim më të shpejtë me ndërtimin e objektit, i cili është i rëndësishëm për popullatën e të dyja palëve të kufirit. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, siç thekson, Dimovski realizoi takim edhe me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës Fitim Sadiku, si edhe me Albert Vecka, kryetar i Shoqatës së Goranëve Maqedonas të cilët jetojnë në Kosovë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Arlinda Zekaj: Një thirrje për drejtësi para tragjedisë
- Zelenskyy: Ndajmë të njëjtin synim me Trumpin për përfundimin e luftës
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vendimi i Gjykatës për Jeton Sylajn
- Durmishi: Çdo punëtor meriton kushte të sigurta dhe dinjitoze, siguria në punë është prioriteti ynë
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër
- “Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur
- LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni


