Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për tre lloje të bursave për studime njësemestrale paradiplomike dhe përsosje studimore në Kroaci për vitin akademik 2018/2019.
Dy bursa njësemestrale për studime paradiplomike/diplomike për mësim të gjuhës dhe letërsisë kroate janë dedikuar për kandidatë të cilët janë studentë me së paku dy semestre të përfunduara në katedrën për gjuhë dhe letërsi kroate, studentë të katedrës për gjuhë dhe letërsi kroate të cilët punojnë në punimet e tyre diplomike apo studentë të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve.
Konkursi mundëson edhe bursa për qëndrime studimore deri tetë muaj me kohëzgjatje të ndarë prej një deri dy muaj. Kandidatët të cilët dëshirojnë të paraqiten për këtë bursë duhet të jenë magjistra apo doktorë shkencash nga të gjitha fushat shkencore.
Me këtë konkurs ndahen edhe dy bursa për kursin veror të gjuhës dhe letërsisë kroate në Shkollën sllaviste të Zagrebit. Për këtë bursë kandidatët duhet të jenë studentë të sllavistikës, përkatësisht të gjuhës dhe letërsisë kroate, asistentë dhe profesorë nga katedra për gjuhë dhe letërsi kroate apo nga ente të tjera shkencore, të cilët e hulumtojnë gjuhën dhe letërsinë kroate, si dhe përkthyes dhe lektorë.
Në konkurs, i cili është shpallur në ueb-faqen e MASH-it (www.mon.gov.mk), është theksuar edhe dokumentacioni i nevojshëm për paraqitje. Afati është deri më 2 mars të vitit 2018. Konkursi është shpallur në bazë të Programit për bashkëpunim nga fusha e shkencës, teknologjisë dhe arsimit mes ministrive të arsimit të Maqedonisë dhe Kroacisë prej vitit 2015.
Data 27.06.2026
Aktuale
- Protestat masive kundër qeverisë, grupi koordinator letër ambasadorëve të vendeve perëndimore: Ja pesë kërkesat tona të panegociueshme drejtuar qeverisë Rama
- Sot protesta e 28-të kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit në Tiranë, diaspora i bashkohet tubimit: Rama jep dorëheqjen!
- Digjet automjeti i një avokati në Shkup, MPB: Rasti është duke u hetuar
- A është protesta e sotme në Tetovë një shërbim që po i bëhet dikujt në Tiranë apo në Beograd
- VIDEO/ Marshimi i protestës së 27-të kundër qeverisë, qytetarët thërrasin njëzëri: O milet, Rama ka siklet! Ka mbaruar!
- Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”
- Apeli aktivistit Arben Kola: Jeni polici e turpit që u vendosët gjoba deri në 400 euro mërgimtarëve! Do ju rrethojmë! SPAK të veprojë ndaj hajdutëve të Tatimeve që kërcënojnë
- Mit’hat Tavari: Turistët vijnë dhe po kënaqen, ne ishim mësuar me protesta me molotov e plumba! Banditi Edi Rama jepe dorëheqjen!

