Gjashtë komuna të Maqedonisë sot do të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim në suaza të projektit “Përforcim i këshillave komunal – fazë e implementimit”, mbështetur nga UNDP dhe Ambasada e Zvicrës. Janë paralajmëruar fjalime të koordinueses së përhershme të UNDP-së, Luiza Vinton, ambasadores së Zvicrës, Sibil Suter tehada, si dhe ministrave të Financave dhe Vetëqeverisjes Lokale, Dragan Tevdovski dhe Suhejl Fazliu.
Qëllim kryesor i projektit është përforcimi i këshillave komunal dhe roli i tyre në pjesën e legjislaturës, mbikëqyrje dhe përfaqësim. Projekti në këtë fazë parasheh inkuadrim të gjashtë komunave pilot, veles, Çair, Sveti Nikole, Vallandovë, Strumicë dhe Ohër, të cilat do të punojnë në drejtim të rritjes së llogaridhënies së kryetarëve të komunave ndaj këshillave, si dhe të komunave ndaj qytetarëve.
Deri në fund të vitit 2020, parashihet edhe inkuadrim i gjithsejt 24 komunave dhe mbështetje financiare nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në vlerë prej një milion e 200 mijë dollaarëve.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Arlinda Zekaj: Një thirrje për drejtësi para tragjedisë
- Zelenskyy: Ndajmë të njëjtin synim me Trumpin për përfundimin e luftës
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vendimi i Gjykatës për Jeton Sylajn
- Durmishi: Çdo punëtor meriton kushte të sigurta dhe dinjitoze, siguria në punë është prioriteti ynë
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër
- “Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur
- LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni


