Author: Adijat

Bashkëpunim ekonomik, rritje të shkëmbimit tregtar në një miliard euro si dhe mbështetje në aspiratat euroatlantike të Maqedonisë është rezultati i vizitës së djeshme zyrtare të delegacionit qeveritar dhe parlamentar të Maqedonisë të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev në Republikën e Turqisë. Në takimin me kryeministrin turk Binalli Jëlldërëm, Zaev ka kërkuar që Qeveria e Turqisë të mendojë për mundësimin e kuotave për Maqedoninë për eksport të mishit të viçit dhe të qengjit, siç është e mundësuar për BeH-në dhe Republikën e Serbisë. “Vendosëm se në energjetikë, bujqësi, industri, ndërtimtari dhe infrastrukturë, por edhe në mbrojtje dhe siguri, ekzistojnë edhe…

Lexo më Shumë

Gjendja dhe progresi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve të BE-së, statusi i realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrjen në NATO, si dhe statusi i realizimit të Marrëveshjes së Ohrit do t shqyrtohen si para pika në seancën e 54 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në rend dite të seancës së sotme janë 104 pika, në mesin e të cilave është Informacioni lidhur me nevojën e marrjes së vendimit për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë me ankand publik elektronik për ndërtim. Anëtarët e Qeverisë do t’i shqyrtojnë Kërkesën për marrjen…

Lexo më Shumë

Panel diskutim “StartSmart” për rëndësinë e digjitalizimit të arsimit në Maqedoni do të mbahet sot në Bibliotekën nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit”. Për nevojën dhe rëndësinë e digjitalizimit në arsim dhe lexim, shprehitë e studentëve dhe të rinjve në Maqedoni dhe nevojën për mbështetje, për rolin e librave dhe edukimin në formimin e personalitetit dikur dhe tani, mes tjerash do të flasin, Nita Muça, shfrytëzuese dhe bashkëpunëtore e Bibliotekës nacionale dhe universitare, eksperte për digjitalizim dhe Marko Cukulovski, menaxher, Biblioteka nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit”. Me këtë rast, do të promovohet edhe fushata për hapjen e…

Lexo më Shumë

Ulet dukshmëria prej 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës afër Makedonski Brodit, Saramzalinës dhe Demir Kapisë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Në ndërprerje të plotë ende është trafiku në aksin rrugor Koçan – Makedonska Kamenicë, pasi në fundjavë për shkak të rrëshqitjes së sheut është bllokuar i tërë aksi. Punohet në largimin e mbetjeve nga rrëshqitja e dheut, ndërsa shfrytëzohet si alternativë rruga Koçan – Dragobrashtë – BiglaMakedonska Kamenicë. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, ngecje dhe përkufizim kryesisht rrugë të lagështa. LAMM rekomandon lëvizje…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë duhet të jetë e kujdesshme, por ajo është mirë e përgatitur ndaj turbulencave të cilat mund të ndodhin në tregjet financiare botërore, siguron guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov. “Në periudhën e kaluar kemi ndërmarrë një sërë masash me të cilat e kemi përforcuar sektorin buxhetor. Vitet e fundit kemi ulje të deficitit buxhetor, ndërsa besojmë se në periudhën në vazhdim do të shënojmë stabilizim të borxhit publik. Fakti që në janar në qarkullim u lëshua eurobondi në klimën e duhur afariste është pozitiv. E gjithë kjo jep bindje se ekonomia e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Sot edhe njëherë e rikonfirmojmë qëndrimin zyrtar të Lëvizjes Besa se Kongresi i parë i partisë do të mbahet më 24.02.2018 në”Holidej In” në Shkup. Këtë vendim e kemi marrë bashkërisht të gjithë, përfshirë këtu edhe grupin e vogël të së pakënaqurve që sot çuditërisht dalin me njoftime për të manipuluar opinionin për ndonjë datë tjetër. Kjo edhe njëherë dëshmon se ai grup i vogël janë mësuar që të mos respektojnë organet dhe statutin e partisë. Pasi që në opinion po qarkullojnë edhe zëra për atë se ata do të formojnë parti të re politike, ne i urojmë sukses por…

Lexo më Shumë

Prononcimi i qytetarëve në referendum të jetë kusht për ndarje të koncesionit për eksploatim të lëndëve të para minerale sipas kërkesë së personit të interesuar, kërkojnë më shumë organizata ekologjike dhe iniciativa qytetare të cilat punojnë në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në Maqedoni. Ata, në letrën e dërguar deri te kryetari i Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike Goran Milevski, potencojnë se i mbështesin ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale që janë në procedurë kuvendore, ndërsa janë propozuar nga një grup i deputetëve. Por, madje theksojnë se nevojitet që me amendamente të intervenohet në…

Lexo më Shumë

Arben Taravari, kryetari i komunës së Gostivaritm sot i prezantoi të arriturat e udhëheqësisë së re komunale për 100 ditët e para të mandatit 2017-2021. Si të arritura më të mëdha, i përmendi shlyerjen e borxheve dhe ndikimin e politikës në sferën e arsimit. “E depolitizuam arsimin duke bërë emërime të drejtorëve kryesisht të propozuar nga vetë kolektivet e shkollave. Kuadrin arsimor joadekuat e zëvendësuam me kuadër të profilit të caktuar. E depolitizuam, po ashtu, edhe Këshillin Rinor të komunës së Gostivarit, pa mos ndikuar fare në zgjedhjen e kryesisë. Për vetëm 100 ditë, duke racionalizuar skajshmërisht shpenzimet joproduktive, kemi…

Lexo më Shumë

Emër i përbërë për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe tërheqjen e të gjitha dyshimeve për qëndrime irredentiste, është korniza që e garanton mbylljen e problemit, sipas kryeministrit grek. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Aleksis Cipras, në takimin e grupit të deputetëve të SYRIZA-s, përveç për ekonominë dhe skandalin Novartis, foli edhe për çështjen emrit. Tha se qeveria greke ka ndërmarrë përgjegjësi që të mbyllet problemi “me dinjitetin dhe përgjegjësinë patriotike” dhe e përsëriti pozitën e Athinës dhe kërkesat e palës greke në bisedimet. “Zgjidhja nuk mund të jetë tjetër veç…

Lexo më Shumë

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm është ulur për 15 mijë në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017, tregojnë të dhënat e Institutit për Hulumtime dhe Edukim Strategjik (IHES). “Ajo që bie në sy që në fillim është se në vitin 2013 në të gjitha vitet – viti i parë, i dytë, i tretë dhe i katër në arsimin e mesëm, ka pasur 85 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2017, 70 mijë. Kjo do të thotë se numri i nxënësve është ulur për 15 mijë për vetëm katër vjet”, tha Darko Spasevski nga IHES. Trendi i uljes…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugën rajonale Prilep-Gradsko në vendin e quajtur “Zaposhki most” në dalje nga Prilepi është normalizuar, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Ndërkohë, për shkak të largimit të rrëshqitjeve të tokës në afërsi të fshatit Istibanja, komunikacioni në aksin rrugor Koçan-Makedonska Kamenicë është në ndërprerje në të dy drejtimet. Nga LAMM potencojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë tëblagështa, ndërsa borë me intensitet të dobët bie në Bukovë. Dukshmëri e zvogëluar prej (50 deri në 100 metra) për shkak të mjegullës ka në vendkalimin malor Strazhë dhe (30 deri në 50 metra) nga Mavrova deri në Bunec.…

Lexo më Shumë