Panel diskutim “StartSmart” për rëndësinë e digjitalizimit të arsimit në Maqedoni do të mbahet sot në Bibliotekën nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit”. Për nevojën dhe rëndësinë e digjitalizimit në arsim dhe lexim, shprehitë e studentëve dhe të rinjve në Maqedoni dhe nevojën për mbështetje, për rolin e librave dhe edukimin në formimin e personalitetit dikur dhe tani, mes tjerash do të flasin, Nita Muça, shfrytëzuese dhe bashkëpunëtore e Bibliotekës nacionale dhe universitare, eksperte për digjitalizim dhe Marko Cukulovski, menaxher, Biblioteka nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit”. Me këtë rast, do të promovohet edhe fushata për hapjen e Qendrës mutlimediale “StartSmart” në Bibliotekën nacionale dhe universitare, me mbështetje të Kompanisë Nestle, përmes donacionit të një pjese të mjeteve nga shitja e produkteve NESCAFÉ 3 in 1.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, transportonte tetë migrantë nga Afganistani
- Dyshime për transferimin e parave të Alta Bankës drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, kërkohet hetim
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave


