Prononcimi i qytetarëve në referendum të jetë kusht për ndarje të koncesionit për eksploatim të lëndëve të para minerale sipas kërkesë së personit të interesuar, kërkojnë më shumë organizata ekologjike dhe iniciativa qytetare të cilat punojnë në sferën e
mbrojtjes së mjedisit jetësor në Maqedoni. Ata, në letrën e dërguar deri te kryetari i Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike Goran Milevski, potencojnë se i mbështesin ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale që
janë në procedurë kuvendore, ndërsa janë propozuar nga një grup i deputetëve. Por, madje theksojnë se nevojitet që me amendamente të intervenohet në tekst dhe të parashikohet prononcim i qytetarëve në referendum në vetëqeverisjen lokale ku planifikohet hapje e minierave.
“Këtu më nuk bëhet fjalë për zhvillim ekonomik të vendit, miniera me gropë të hapur të cilët përdorin cianide dhe acid sulfurik do të thonë ndotjen e tokave, ajrit dhe ujërave në tokë, ndërsa me këtë vihet në rrezik bujqësia dhe burimi i ushqimit për qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në letrën nga këto organizata dhe iniciativa.
Ata konsiderojnë se duke pasur parasysh atë që 1/3 e territorit të vendit është nën pyje me ekosisteme me biodiversitet të pasur dhe ujëra endemike dhe të rralla, madje tre liqene natyrore midis të cilëve edhe më i vjetri në kontinentin evropian, Maqedonia mundet dhe duhet të mendojë vetëm në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm. Për këtë arsye, thonë, ndalesa për cianide dhe acid sulfurik në industrinë e minierave është gjëja më e paktë që deputetët në Kuvend të cilët janë zgjedhur nga qytetarët mund të bëjnë që t’i mbrojnë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, transportonte tetë migrantë nga Afganistani
- Dyshime për transferimin e parave të Alta Bankës drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, kërkohet hetim
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave


