Sot edhe njëherë e rikonfirmojmë qëndrimin zyrtar të Lëvizjes Besa se Kongresi i parë i partisë do të mbahet më 24.02.2018 në”Holidej In” në Shkup. Këtë vendim e kemi marrë bashkërisht të gjithë, përfshirë këtu edhe grupin e vogël të së
pakënaqurve që sot çuditërisht dalin me njoftime për të manipuluar opinionin për ndonjë datë tjetër. Kjo edhe njëherë dëshmon se ai grup i vogël janë mësuar që të mos respektojnë organet dhe statutin e partisë.
Pasi që në opinion po qarkullojnë edhe zëra për atë se ata do të formojnë parti të re politike, ne i urojmë sukses por i apelojmë që mos manipulojnë me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Besa. Dyert tona janë të hapura, të gjithë të cilët janë të interesuar të vazhdojnë rrugëtimin politik në Lëvizjen Besa janë të mirëseardhur, pasi që edhe disa ditë rrumbullakësohet procesi i formimit të Këshillave Komunale, ne i apelojmë që të kyçen në procesin e mbajtjes të Kongresit më 24 shkurt.
Abdush Demiri, zëdhënësi i Lëvizjes Besa.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, transportonte tetë migrantë nga Afganistani
- Dyshime për transferimin e parave të Alta Bankës drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, kërkohet hetim
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave


