Author: Adijat

Sot dhe ditëve në vijim do të kemi disa press-konferenca për të zbuluar një mega-skandal që ish kryetari i Lëvizjes BESA ka bërë duke falsifikuar dokumentet e Lëvizjes BESA në gjykatë dhe duke dorëzuar atje dokumente që ai i ka shkruar në shtëpi ose që ia ka shkruar dikush që e ka mësuar ose porositur përçarjen, ndërsa ai i ka dërguar në gjykatë sikur të jenë dokumente zyrtare të Besës. Ne kemi hulumtuar në dosjen e Lëvizjes BESA në Gjykatë dhe kemi gjetur të a.q. dokumente që ish kryetari i ka falsifikuar. Në fakt, menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve lokale,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup ua ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpie, deputetit Luben Arnaudov dhe organizatorëve të protestave “Për Maqedoni të përbashkët” Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski, të dyshuar për trazirat në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Ata dalin nga Burgu në Shutkë, pasi që Gjykata e Apelit ka pranuar ankesat e tyre, ndërsa si masë paraprake do t’ju merret pasaporta. Gjykata e Apelit ju caktoi arrest shtëpiak dhe marrje të pasaportës edhe Jane Çento, Ivan Cvetanovski i cili ka punuar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe Oliver Radulov nga DSK.…

Lexo më Shumë

Ministri Saliji sot priti në takim zyrtar këshilltarin juridik nga ambasada e SHBA-së në Shkup, Xhon Meknil. Saliji falenderoi këshilltarin Meknil për vizitën dhe ndihmën e ofruar nga SHBA-ja, si dhe informoi për hapat e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të implementimit të reformave në sektorin e jurisprudencës. Ministri gjithashtu informoi për ndryshimet e fundit të ligjit për gjykata dhe këshillin gjyqësor, ligjit për prokurori publike dhe këshillin e prokurorëve, plotësimin dhe ndryshimin e kodit penal dhe ligjit për procedurë penale. Temë e bisedës gjithashtu ishte edhe instalimi i paisjeve për audio dhe video inçizime nëpër sallat e…

Lexo më Shumë

Gjermania nuk përfshihet në procesin për zgjidhjen e kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke e komentuar vizitën e sotme të kryeministrit Zoran Zaev në Berlin, ku ai do të ketë takim me kancelaren Angela Merkel, e cila ndërkaq dje pati bisedë telefonike me Aleksis CIpras, ndërsa të premten do të kenë takim në Bruksel. “Jo. Gjermania nuk përfshihet. Negociatat zhvillohet nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesit Methju Nimic. Bëhet fjalë për takim bilateral, në të cilin do të bisedohet për shumë punë, çështje ekonomike”,…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEM) i rekomandon Qeverisë t’i përfshijë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në propozim tekstin e ligjit për mbështetje financiare të investimeve, e jo ato të rregullohen me akte nënligjor. Krahas kësaj, rekomandon të zgjerohet lista e sektorëve të cilët kanë potencial të madh për zhvillimin e ekonomisë, të punohet në mënyrë paralele edhe në sjelljen e rregulloreve të nevojshme për zbatim të ligjit, të koordinohen më mirë me organet e tjera kompetente për ndihmën shtetërorë dhe të eliminohet kolizioni potencial me ligjet tjera, të parashihen masa të veçanta për kompanitë që vijnë nga…

Lexo më Shumë

Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve për BDI-në është çështje ditësh, për  VMRO-DPMNE-në çështje muajsh, ndërsa bazuar në rregulloren e Kuvendit në bazë të të cilës organizohet e gjithë puna e institucionit ligjvënës, përcaktohet qartë se me amandamentet mund të menaxhohet, por  assesi të injorohen, njofton Almakos. Pavarësisht mënyrës se si përcaktohet në rregullore vijimi i porcesit për miratimin e këtij ligji, deputeti Artan Grubi thotë se është çështje ditësh miratimi i të njëjtit në leximin e tretë dhe pa e ndryshuar atë aspak. “Siç tha dhe z. Ahmeti, është çështje ditësh miratimi përfundimtarë i ligjit për përdorimin e…

Lexo më Shumë

Partitë në pushtet nuk mund të plotësojnë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Prokurorëve Republikan. Opozita maqedone dhe shqiptare ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, njofton Almakos. Deputeti i BDI Artan Grubi, ka akuzuar deputetët shqiptar se po bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE dhe se bllokojnë reformat. “Në të njëjtën kohë ky bojkot i këtyre deputetëve, bashkë me deputetët e Aleancës nuk po mundëson edhe vijimin normal të seancës së sotme plenare, ku duhet ndryshuar ligji për ndërtim, me anë të të cilit e mundësojmë ndërtimin e pikës kufitare Bellanoc- Stançiq. Deklaratat që…

Lexo më Shumë

Pas hartimit të “Strategjisë për reforma në sektorin e jurisprudencës”, një iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë me mbështetjen e ekspertëve të fushës së drejtësisë, sot ministri i këtij dikasteri z.Bilen Saliji priti në takim pune z. Tibor Draskovic – ekspert nga Bashkimi Evropian. Ky takim vjen në vazhdën e përpjekjeve për përmirësimin dhe përshtatjen e funksionimit të institucioneve të drejtësisë në Maqedoni me kriteret dhe kërkesat e BE-së. Në këtë takim, z. Saliji, e falënderoi z. Draskovic për mbështetjen e ofruar për vendin tonë dhe gatishmërinë e treguar për këtë bashkëpunim. Ai, vlerësoi se pranimi dhe mbështetja e kësaj strategjie…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka zgjidhje për debllokimin e debatit për miratimin e ligjit të gjuhëve, pasi kryetari i shtetit Gjorge Ivanov refuzoi të dekretojë ligjin dhe pasi opozita maqedone dorëzoi mbi 35 mijë amandamente për të bllokuar miratimin e tij. Në takimin e sotëm me koordinatorët e grupeve parlamentare, Xhaferi nuk ka arritur ujdi për vazhdimin e seancës duke bllokuar punën e Kuvendit për tre javë tashmë. Shumica parlamentare momentalisht nuk ka mënyrë se si ta kalojë ligjin për gjuhët, por vetëm shpresojnë se VMRO-DPMNE do të ndryshojë qëndrimin dhe të tërheq amandamentet. Megjithatë, opozita maqedone nuk…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Qendrës do të mund të paraqesin probleme komunale në Komunë përmes SMS porosive apo në Vajbër në numrin e telefonit 076-313-387. “Qendër e pastër është ëndrra jonë e përbashkët. Me qëllim për ta realizuar duhet të punojmë të gjithë së bashku”, thuhet në thirrjen deri te qytetarët që të paraqesin probleme komunale. Nga komuna informojnë se të enjten më 22 shkurt do të mblidhen mbeturinat urbane voluminoze në lagjen Kapishtec. Nga komuna Qendër ju bëjnë thirrje qytetarëve nga ora 08:00 deri 13:00 t’i nxjerrin pajisjet e vjetra shtëpiake dhe mobiljet t’i nxjerrin dhe t’i lënë para hyrjes së…

Lexo më Shumë

Deputeti Ziadin Sela sot u ballafaqua me ata të cilët e përgjakën dhe tentuan ta vrasin, më 27 prill në Kuvend. Ai i shihte në fytyrë ndërsa të akuzuarit hezitonin ta shihnin atë në sy, raporton Televizioni SHENJA. Para gjykatës ai shpjegoi momentin kur ka hyrë turma në sallë dhe kur ka filluar ta shajë dhe kërcënojë. Ky është rrëfimi Selës “Pas seancës plenare shkuam tek press qendra ku kryetari i ri i Kuvendit duhej të japë deklaratë. Në fillim isha tek korridori, në hyrje të sallës së mediave, qëndroja me Syrija Rashidin dhe Vesel Memedin. U dëgjua një britmë.…

Lexo më Shumë

Zjarrfikës nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe vendi nikoqir, Greqia, në prill do të mbajnë stërvitjen e përbashkët në qytetin grek Ptolemaida, në mënyrë që të sillen konkludime për bashkëpunimin, deklaroi ministri alternativ grek për Mbrojtje Civile për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Nikos Toskas, thotë se pozita e qytetit Ptolemaida, nga shumë aspekte ndihmon në bashkëpunimin me vendet ballkanike. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s në Athinë, themelet e bashkëpunimit konkret midis katër vendeve ishin vendosur në mbledhjen ministrore në Selanik, në tetor të vitit të kaluar, ndërsa fillimi zyrtar i bashkëpunimit u shënua me takimin e udhëheqësve të shërbimeve për…

Lexo më Shumë