Gjykata e Apelit në Shkup ua ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpie, deputetit Luben Arnaudov dhe organizatorëve të protestave “Për Maqedoni të përbashkët” Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski, të dyshuar për trazirat në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Ata dalin nga Burgu në Shutkë, pasi që Gjykata e Apelit ka pranuar ankesat e tyre, ndërsa si masë paraprake do t’ju merret pasaporta.
Gjykata e Apelit ju caktoi arrest shtëpiak dhe marrje të pasaportës edhe Jane Çento, Ivan Cvetanovski i cili ka punuar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe Oliver Radulov nga DSK.
Pas seancës së djeshme publike Gjykata e Apelit ka vendosur që ministri i mëparshëm i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov të mbetet në paraburgim, Johan Tarçulovski në arrest shtëpiak, ndërsa janë hedhur poshtë ankesat e Goran Angelovski, Ilija Slavevskit, Sasho Markovski dhe Uilijam Mihajlovski.
Gjykata e Apelit sot duhet të shqyrtojë dhe ankesat e deputetit Sasho Vasilevski, Dushko Lazarov, Goran Goshevski dhe Mitko Peshev.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti


