Ministri Saliji sot priti në takim zyrtar këshilltarin juridik nga ambasada e SHBA-së në Shkup, Xhon Meknil.
Saliji falenderoi këshilltarin Meknil për vizitën dhe ndihmën e ofruar nga SHBA-ja, si dhe informoi për hapat e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të implementimit të reformave në sektorin e jurisprudencës.
Ministri gjithashtu informoi për ndryshimet e fundit të ligjit për gjykata dhe këshillin gjyqësor, ligjit për prokurori publike dhe këshillin e prokurorëve, plotësimin dhe ndryshimin e kodit penal dhe ligjit për procedurë penale.
Temë e bisedës gjithashtu ishte edhe instalimi i paisjeve për audio dhe video inçizime nëpër sallat e gjykatave.
Ministri Saliji informoi për instalimin e paisjeve që planifikohet të instalohet në Gjykatën Themelore Shkupi 1, për të cilën është filluar procedura e tenderit, si dhe për instalimin që do të bëhet në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor në gjykatat me kompetenca të zgjëruara nëpër tërë territorin e Maqedonisë. Meknil u zotua se do të jetë në ndihmë të Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë për të gjitha projektet që ndihmojnë procesin integrues të vendit. Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm, si dhe të shkëmbejnë përvojën në këtësferë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti


