Pas hartimit të “Strategjisë për reforma në sektorin e jurisprudencës”, një iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë me mbështetjen e ekspertëve të fushës së drejtësisë, sot ministri i këtij dikasteri z.Bilen Saliji priti në takim pune z. Tibor Draskovic – ekspert nga Bashkimi Evropian. Ky takim vjen në vazhdën e përpjekjeve për përmirësimin dhe përshtatjen e funksionimit të institucioneve të drejtësisë në Maqedoni me kriteret dhe kërkesat e BE-së. Në këtë takim, z. Saliji, e falënderoi z. Draskovic për mbështetjen e ofruar për vendin tonë dhe gatishmërinë e treguar për këtë bashkëpunim. Ai, vlerësoi se pranimi dhe mbështetja e kësaj strategjie nga ana e ekspertëve të BE-së, do t’i kontribuoi përmbushjes me sukses të kërkesave të Bashkimit Evropian për institucionin tonë. Nga ana e tij, z. Tibor Draskovic, shprehu vlerësim për strategjinë në fjalë duke e cilësuar atë si një strategji ambicioze për të cilën mund të ndiheni krenarë. Ai gjithashtu theksoi se kjo strategji vjen në një moment kyç për vendin, pasi që Maqedonia ndodhet në një moment tejet të rëndësishëm në rrugëtimin e saj për t’u bërë pjesë me të drejta të plota në familjen e madhe evropiane. Të dyja palët, shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim sa më të suksesshëm në vazhdim.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti


