Zjarrfikës nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe vendi nikoqir, Greqia, në prill do të mbajnë stërvitjen e përbashkët në qytetin grek Ptolemaida, në mënyrë që të sillen konkludime për bashkëpunimin, deklaroi ministri alternativ grek për Mbrojtje Civile për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. Nikos Toskas, thotë se pozita e qytetit Ptolemaida, nga shumë aspekte ndihmon në bashkëpunimin me vendet ballkanike. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s në Athinë, themelet e bashkëpunimit konkret midis katër vendeve ishin vendosur në mbledhjen ministrore në Selanik, në tetor të vitit të kaluar, ndërsa fillimi zyrtar i bashkëpunimit u shënua me takimin e udhëheqësve të shërbimeve për mbrojtje dhe shpëtim kundër zjarrit nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Greqia, pikërisht në Ptolemaida, para dy muajve. Në qytetin grek Ptolemaida, në pjesën veriore të Greqisë, ndodhet edhe Shkolla për zjarrfikës, ndërsa menjëherë pranë akademisë do të ndërtohet dhe Qendra ndërkombëtare për mbrojtje civile. Sipas agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, qendra për trajnim dhe praktikë për menaxhim me të gjitha katastrofat natyrore, veçanërisht me zjarret, që është inicuar nga ministri grek Toskas, do të jetë mundësi e mirë për menaxhimin e metodave të reja dhe krijimin e frontit të përbashkët për mbrojtje civile midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti


