Author: almakos

Një grua 49-vjeçare, banuese në Kukës, është aksidentuar mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec – Kukës”. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi G.N., 30 vjeç, drejtues i mjetit, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh.N., 49 vjeçe, këmbësore. E dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme. Kukës/Informacion paraprak  Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në…

Lexo më Shumë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, këtë të enjte në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike. Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre. Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksojnë se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në formularin I-94 mund të ketë pasoja të rënda ligjore, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm, si dhe vështirësi apo pamundësi për të aplikuar për viza në të ardhmen. Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si Bacillus cereus. Në njoftimAKU thekson se trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu, ndërsa nga ana tjetër u bëhet apel të gjithë qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë atë në pikat e shitjes. Cereulide është një toksinë e prodhuar nga disa lloje të bakterit Bacillus cereus dhe mund të shkaktojë simptoma të shpejta të helmimit ushqimor, përfshirë…

Lexo më Shumë

Një tentativë vrasjeje u regjistrua të enjten, më 29 janar, në mesditë, në burgun e Malandrinës, kur një shqiptar i burgosur me të kaluar kriminale të rëndë, u sulmua me dhunë vetëm pak minuta pas hyrjes në institucion. Viktima e këtij sulmi të dhunshëm është shtetasi shqiptar 45-vjeçar, Dhimitër Meci, i njohur me nofkën “Dimos”, person me rol qendror në strukturat e krimit të organizuar dhe me një histori të gjatë në raste kriminale të rënda. “Dimos” ishte sapo transferuar në Malandrino nga Spitali Psikiatrik i Burgjeve të Koridhalosit, ku kishte qëndruar së fundmi për ekspertiza psikiatrike të urdhëruara për çështjen…

Lexo më Shumë

Kompania furnizuese me energji elektrike KESCO ka kërkuar që çmimi i energjisë për vitin 2026 të rritet për 21.3 për qind. Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila do të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo këtë propozim. Sipas dokumenteve të aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro. Për krahasim, të hyrat e lejuara për vitin 2025 kanë qenë rreth 435 milionë euro. Nëse rritja aprovohet, kjo do të jetë hera e tretë…

Lexo më Shumë

Kompania franceze Danone ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të paktën tre serive të formulës për foshnje “Aptamil” në Gjermani, mes dyshimeve se ka në përbërje elementë toksikë. Në letrën e datës 26 janar, Danone Deutschland i kërkoi distributorit Alliance Healthcare të tërheqë disa seri të Aptamil-it, të prodhuara mes muajve maj dhe gusht 2025. Danone kishte deklaruar të premten se po tërhiqte nga tregu seri specifike të formulave për foshnje në tregje të caktuara. Kompania nuk specifikoi se cilat marka apo vende ishin të përfshira, as sasinë e produkteve, por theksoi se beson se produktet e saj janë të sigurta dhe në përputhje…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e organizimit të brendshëm partiak dhe konsolidimit të mëtejshëm të strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka emëruar sot katër kryetarë të rinj degësh, në kuadër të pakos së radhës së reformimit partiak. Sipas njoftimit zyrtar, emërimet e reja janë bërë në Degën e Likovës që do të drejtohet nga Avni Saliji, Dega e Zhelinës nga Emir Sulejmani, Dega e Tearcës nga Bujar Jakupi, ndërsa kryetar i Degës në Saraj është emëruar Iljas Veseli. Me këtë pako të re emërimesh, BDI vijon procesin e rrumbullakësimit të reformimit të brendshëm, me synim forcimin e…

Lexo më Shumë

 EMISIONI VETTING  Prokuroria ka nisur hetimet për Sinaballaj Rasti i Rrogozhinës është një tragjedi që vazhdon të ndodhi sepse për një pjesë të kohës, banorët në  Sinaballaj janë detyruar të zëvendësojnë shtëpinë me kasollet. Madje disa prej tyre flenë akoma nëpër baraka ku për shiun dhe të ftohtin nuk ka asnjë mbrojtje. Servet Jusufi është një tjetër banor në Sinaballaj që nuk i ka filluar akoma shtëpia pasi sipas tij, firma ka bërë gërmimet në një tokë të re, por nuk ka filluar punimet për ndërtimin e saj. “Ja kjo është shtëpia që ka bërë firma, ndërtesa, që ka dy…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Armand Kullau-  “Ne s’kemi hyrë ende brenda, shtëpia e re kjo është, por halli është që çatia rrjedh. Shi, edhe ka pikuar! Kur ka rënë shi, që pikojnë të gjithë brenda!” tha për “Vetting” Nexhmie Halili, banore nga fshati Sinaballaj i Bashkisë Rrogozhinë. Nexhmia Halili nuk është e vetmja banore që kompania private nuk i ka përfunduar shtëpinë dhe rri në kasolle, por ajo ka rastin më të rëndë sepse shtëpia e re, kur bie shi, çatia rrjedh. Pra, kompania nuk ka bërë punime cilësore, ndërkohë që Bashkia e ka lejuar firmën të kryejë punimet në një kohë që…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj akuzave të BDI-së, respektivisht Frontit Evropian, lidhur me projektin “Safe City” dhe Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke i cilësuar ato si kulmi i hipokrizisë politike dhe nënçmim të shqiptarëve. Sipas VLEN-it, pretendimi se projekti “Safe City” po “zbraz xhepat e shqiptarëve” përçon një narrativë fyese dhe të rrezikshme, e cila i paraqet shqiptarët si qytetarë që nuk respektojnë ligjet, rregullat dhe standardet minimale të sigurisë. “‘Safe City’ nuk është projekt ndëshkimi, por projekt rendi dhe mbrojtjeje të jetës. Kundërshtimi i sigurisë publike do të thotë mbështetje e kaosit dhe e privilegjeve…

Lexo më Shumë

Është shpallur rezultati i Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve & Kompleksit të Ri të Inspektorateve Shtetërore”. Kryetari i jurisë, arkitekti i njohur Emre Arolat, u shpreh se megjithëse të gjitha projektet e paraqitura shfaqnin tipare të mrekullueshme arkitekturore, juria nuk konstatoi asnjë projekt që të ishte plotësisht i suksesshëm në trajtimin e të dy programeve. Për këtë arsye, juria vendosi që dy programet kryesore të zhvillohen nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore, nën bashkërendimin e një zhvilluesi të vetëm. Në përputhje me këtë vendim, juria përzgjodhi “Taller Hector Barroso” si ekipin arkitekturor që do të ndërtojë…

Lexo më Shumë