Author: almakos

Një relacioni i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, kërkon të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin e vettingut, duke u dhënë kompetenca trupave të mos i ndërpresin verifikimet ndaj zyrtarëve të policisë atëherë kur subjektet transferohen në detyra të tjera. Transferimi, lëvizja paralele dhe ulja në detyrë e subjektit ndaj të cilit ka filluar procesi i rivlerësimit nuk përbën shkak për ndërprerjen e procesit, thuhet mes disa propozimeve të projektligjit, duke e fuqizuar trupën e vlerësimit që të dalë me një vendim përfundimtar që duhet të jetë ose konfirmim në detyrë, ose përjashtim nga policia. Kjo gjë aktualisht po shqyrtohet nga Drejtoria…

Lexo më Shumë

Një polic është sulmuar dhe më pas është tërhequr zvarrë nga një automjet gjatë një aksioni policor pranë pikës kufitare Bllacë. Ngjarja ka ndodhur pasi një ekip policor tentoi të ndalonte një automjet të dyshuar për transport të mallrave të kontrabanduara. Sipas informacioneve të MPB-së, rreth orës 17:00, në rrugën nga pika kufitare “Bllacë” drejt Shkupit, policët kanë vërejtur një automjet transportues “Volkswagen Transporter” me targa të huaja, i ngarkuar me mallra të ndryshme të kontrabanduara. Shoferi nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe vazhdoi lëvizjen. Pas një kohe, policia arriti ta ndalojë automjetin, por gjatë përpjekjes për arrestimin e…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se Shtetet e Bashkuara mund ta përballojnë premtimin e tij për të dërguar 5,000 dollarë për çdo të rritur amerikan nëse Partia e tij Republikane mban kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e këtij viti. “Nuk e di, por është e lehtë nëse fitojnë republikanët. 5,000 dollarë për të gjithë të rriturit në vend dhe ne mund ta përballojmë lehtësisht këtë sepse po marrim kaq shumë para”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse Kongresi do të duhej të miratonte pagesat, duke shtuar se triliona dollarë po hynin në vend. Trump zbuloi idenë…

Lexo më Shumë

Një protestues ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për mënyrën se si, sipas tij, sillet me qytetarët dhe për gjendjen e institucioneve në vend, referuar asaj që ndodhi sot me banorët e Poliçanit për Territorialen. “Rama sot në ditën e Çlirimit të Beratit u soll si sulltan, u tha qepeni gojën. Ka rënë shteti. Si mund të na udhëheqë një person me kartelë mjekësore”, u shpreh ai. Qytetari vijoi kritikat edhe ndaj qeverisjes, duke thënë se problemet nuk zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të ministrave. “Sado ministra të ndryshojnë, kushdo të jetë në krye të mjekësisë e bën…

Lexo më Shumë

Në protestën e 106-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh. “106, Shqipëria nuk është pronë private” dhe “Taksat tona, Përgjegjshmëria juaj.” janë disa prej mesazheve që bien në sy gjatë protestës. Një tjetër pankartë i referohet anulimit të një tenderi me vlerë 50 milionë për hemodializën, ndërsa qytetarët i kanë bërë thirrje SPAK të hetojë çështjen. “U anulua tenderi 50 milionë – u dëgjua ky shesh, por drejtësisë, sado të ikësh, nuk i shpëton lehtë. SPAK, mos ndalo – anulimi s’është dënim, përgjegjësit e dializës duan gjykim!”, shkruhet në pankartë. Ndërkohë, një…

Lexo më Shumë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon tregu i karburanteve dhe strukturën e taksave e tarifave që përfshihen në çmimin final. Braçe thekson se çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër, duke u rritur me 10 lekë që nga dita e djeshme, ndërkohë që vendet fqinje nuk kanë marrë një hap të tillë. “Nafta 229 lekë, nuk është thjesht një produkt dhe një çmim. Është rritur që dje me 10 lekë! Cent më cent, është 2.48 euro! Fakt është që secili nga vendet kufitare me ne…

Lexo më Shumë

Një tjetër valë shtrenjtimi ka goditur tregun e karburanteve në Shqipëri. Nafta ka arritur deri në 229 lekë për litër, ndërsa benzina deri në 219 lekë. Por përtej rritjes së çmimeve në pikat e shitjes, ajo që ngre pikëpyetje është se sa prej këtij shtrenjtimi vjen nga tregjet ndërkombëtare, sa nga struktura e taksave në Shqipëri. Rritja e fundit erdhi në një moment tensionesh të forta në Lindjen e Mesme si dhe mbyllja e përkohshme e tubacionit East-west në Arabinë Saudite, eksportuesin më të madh të naftës bruto në botë, pasi kjo linjë strategjike e transportit të naftës u godit…

Lexo më Shumë

Meksika po përballet me një fenomen shqetësues, ku personazhe të njohur të rrjeteve sociale po bëhen gjithnjë e më shumë objektiv i sulmeve të dhunshme. Të paktën 20 influencerë dhe krijues përmbajtjesh janë vrarë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa në disa raste ekzekutimet kanë ndodhur edhe gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta në rrjetet sociale. Viktima më e fundit është José Luis Esparza, 37 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “El Putirrí”. Ai u ekzekutua brenda një restoranti në Ciudad Obregón, në shtetin verior të Sonorës. Autoritetet meksikane po hetojnë nëse vrasja mund të ketë lidhje me marrëdhëniet e…

Lexo më Shumë

Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, ulja e TVSH-së nga 18% në 10% do të zbusë ndjeshëm rritjen e pritshme të çmimeve të karburanteve. Te nafta, në vend të rritjes së pritshme të rregullt prej rreth 5 denarësh, me këtë masë pritet ulje prej rreth 2 denarësh. Kjo nënkupton zbutje të përgjithshme të rritjes së çmimeve…

Lexo më Shumë

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të pëlqyera në mediat shqiptare. Ajo shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale me postime të ndryshme. Luana se fundmi ka publikuar disa imazhe nga martesa e këngëtares Kida. Në këtë dasmë Luana paska shkëlqyer. E veshur me fustan të ngushtë e një pjesë transparente, Luana zbulon se nuk ka veshur fare të brendshme. Moderatorja si zakonisht edhe në këto imazhe vë në pah gjoksin gjigant. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se tetë vite burg, pasi përdori biznesin e tij për të lehtësuar funksionimin e një rrjeti të organizuar që kishte ngritur 19 ambiente për kultivimin e kanabisit. Pesë persona në total u dënuan me më shumë se 14 vite burg nga Gjykata e Luton Crown, më 10 shtator, pas një hetimi të zhvilluar nga ekipi Operation Costello i policisë. Sipas policisë hetimi zbuloi një rrjet të sofistikuar kriminal që vepronte përmes agjencisë imobiliare “Condor Estates”. Organizata ishte e lidhur me kultivimin e kanabisit, kontrata të falsifikuara…

Lexo më Shumë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka mbërritur në kryeqytetin sirian Damask në kuadër të një vizite zyrtare në vend, raporton Anadolu. Fidan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga homologu i tij sirian, Asaad Hassan al-Shaibani. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Damask dhe përfaqësuesi i posaçëm për Sirinë, Nuh Yilmaz. Fidan dhe al-Shaibani u takuan për herë të fundit më 6 gusht, gjatë vizitës së al-Shaibanit në Turqi. Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fidan gjithashtu do të pritet nga presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa dhe do të…

Lexo më Shumë