Author: almakos

Takimi i sotëm në Kuvend i drejtorit dhe të punësuarve të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve me koordinatorët e grupeve parlamentare në lidhje me zgjidhjen e problemit të pagave të papaguara për pesë muaj përfundoi me shpresën për një zgjidhje të shpejtë të problemit, por edhe me konstatimin se zgjidhja e problemit është më shumë politike sesa juridike. Ndryshimet në Ligjin janë në procedurë parlamentare, por janë bllokuar për shkak se shumica nuk ka shumicë në Badenter. Për këtë nevojitet ndihmë nga “Fronti evropian”, por opozita shqiptare nuk pranon të votojë për ndryshimet ligjore me arsyetimin se është fshehur subjektiviteti…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga komisioni përkatës, sot u shpallën përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, në kuadër të Programit të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, respektivisht Qeveria solli vendimin për shpërndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve. “Ky program i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut synon fuqizimin e partneritetit me sektorin civil, i cili ka një rol kyç në proceset demokratike, politikbërjen dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë detaje të reja nga vrasja e së dielës, 1 qershor, ku mbeti i vdekur Pjetër Kaza, 57-vjeç. [embedded content] Kaza sapo kishte lënë punën e tij në minierë dhe si çdo mbrëmje po kthehej në banesën e tij në Tale të Lezhës aty ku jetonte me familjen. Ishte ora 1 e mëngjesit e datës 1 Qershor kur ai ndërsa po bëhej gati të hapte portën e madhe të banesës së tij, teksa e ndanin vetëm pak hapa nga qetësia e banesës, një tytë arme me 12 plumba që derdhi zjarr pareshtur…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka promovuar zyrtarisht shtabin zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili në fjalën e tij theksoi unitetin dhe misionin e koalicionit për t’u përballur me sfidat politike dhe për të përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve shqiptarë. “Sot nuk është fillimi, ky është vazhdimi i fitores së një viti më parë. Është vazhdimi i çlirimit nga politika e së kaluarës,” – deklaroi Mexhiti. Ai theksoi se qytetarët shqiptarë nuk janë të zhgënjyer nga politika në vetvete, por nga mungesa e saj e vërtetë.“Shqiptarët janë lodhur…

Lexo më Shumë

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij. Onuzi u emërua në krye të Gardës më 10 shtator 2024 nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pas dorëheqjes së Gramoz Sakos, i cili kishte udhëhequr institucionin për mbi 10 vjet. Arsyet e dorëheqjes së Onuzit ende nuk janë bërë publike. Kush është Ermal Onuzi? Onuzi ka kryer studimet e larta ushtarake në Itali, në “Akademinë Ushtarake, Modena” dhe në “Shkollën e Specializimit të Oficerëve, Torino” si dhe është diplomuar në Universitetin e Torinos për “Shkenca Strategjike”, Master Shkencor. Pas përfundimit të studimeve, nga viti 2003 deri…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës u mbajtën më 9 shkurt, por katër muaj më vonë, vendi vazhdon të jetë pa qeveri dhe pa kryetar Kuvendi. Më 2 qershor, dështoi përpjekja e 25-të për formimin e një qeverie të re — një fakt që sipas gazetës ukrainase European Pravda, dëshmon për thellimin e krizës politike në shtetin më të ri të Evropës. Që prej zgjedhjeve, deputetët e rinj mblidhen çdo 48 orë në përpjekje për të zgjedhur udhëheqësinë e re institucionale, por pa sukses. Vendi vazhdon të jetë në bllokadë politike dhe asnjë perspektivë e qartë nuk duket në horizont.…

Lexo më Shumë

Janë bërë publikë emrat e disa prej të arrestuarve në kuadër të operacionit të përbashkët të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet finlandeze. Gjithsej u dhanë 11 masa arresti, teksa janë bërë publikë emrat e 6 prej të arrestuarve: Dorjan Luzaj Geraldo Seferaj Elton Myftari Elton Tavani Erind Teneqexhiu alias Agalliu Kela Qevani SPAK dhe autoritetet finlandeze kanë hetuar disa grupe kriminale, të përbëra kryesisht nga shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë trafikuar sasi të mëdha drogash (si kokainë, kanabis, amfetaminë, ekstazi) nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës, për t’i shitur në qytete të ndryshme atje. Droga transportohej dhe shpërndahej përmes…

Lexo më Shumë

Microsoft ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në përdorimin e inteligjencës artificiale në platformën e tij të kërkimit Bing, duke prezantuar një gjenerator video të fuqizuar nga OpenAI i quajtur Sora. Ky gjenerator videoje është i aftë të krijojë video të shkurtra bazuar në kërkesat e përdoruesve, duke e bërë përvojën e kërkimit më interaktive dhe vizuale. Users mund të krijojnë përmbajtje dinamike thjesht duke shkruar disa fjalë kyçe, dhe Sora do të krijojë video që përputhen me këto kërkesa. Bing Video Creator është aktualisht i disponueshëm falas për përdoruesit e aplikacionit celular Bing dhe pritet të shpërndahet edhe…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen Haxhias. Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike, pasi ka marrë fraktura në kokë. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka…

Lexo më Shumë

Në takimin e sotëm në mes komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë sociale dhe përfaqësuesëve të sindikatave janë propozuar ndryshime në ligjin për marëdhënie të punës në fushën e përfaqsueshmërisë së sindikatave, ndryshime të cilat parashohin uljen e përqindjes së përfaqsueshmërisë së sindikatave nga 10 në 5%. Kryetari i këtij komisioni Bojan Stojanovski deklaroi se qëllimi i këtij takimi ishte një diskutim i hapur lidhur me miratimin e ndryshimeve në këtë ligj me procedurë të shkurtuar. BOJAN STOJANOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE, PUNË DHE POLITIKË ENERGJETIKE “Kjo mendoj që do ta demokratizojë përfaqsueshmërinë e sindikatave në këshillin…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ku u godit rrjeti i trafikut ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe sintetike. Sipas njoftimit të SPAK, janë lëshuar masa sigurie “arrest me burg” për 11 shtetas shqiptarë, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 9 masa, përkatësisht për shtetasit me iniciale: B.S, E.A alias E.T, A.M, K.Q, T.K alias T.T, G.S, E.M, L.H dhe D.L. Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar, 8 automjete, 13 telefona celularë si dhe…

Lexo më Shumë

Përderisa Shqipëria dhe Mali i Zi janë storje suksesi i BE-së sa i përket zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor dhe gjasat që ata të anëtarësohen brenda katër viteve janë shumë reale, Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar në rrethin vicioz të kontesteve fqinjësore. Zgjidhja e tejkalimit të ngërçit me Bullgarin, mbetet një kusht i pashmangshëm që duhet të ndodhë në mënyrë që vendi të bëjë një hap përpara drejt integrimit, që është hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim. E këtë, e ka bërë të qartë edhe njëherë sot, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të…

Lexo më Shumë