Author: almakos

Ende pa u harruar mirë thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, një ngjarje e tillë është përsëritur në stadiumin e Qytetit të Kavadarit, ku janë dëgjuar thirrje identike. I pyetur për këtë rast nga TV Shenja zëvendëskryeministri Mexhiti siguroi se kushdo që përsërit gjëra të tilla, do të ballafaqohet me ligjin. IZET MEXHITI – ZV.KRYEMINISTËR I PARË “Individ ka pasur dhe do të ketë të papërgjegjshëm të cilët mundohen të vendosin njollë kësaj qeverisje të re. Pajtohemi se nuk është as për së afërmi, dmth nuk mund të krahasohet me incidentet, vrasjet, burgosjet që kanë ndodhur në të kaluarën. Sido që…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës ka përjetuar një moment historik sot me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të ri, një ngjarje që shënon një kthesë të rëndësishme për politikën kosovare. Pas një periudhe të gjatë bllokimi institucional, ku Kuvendi mbeti pa u konstituar, ky moment sjell shpresë për një të ardhme më të qartë. Propozimi i Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) erdhi pas një serie përpjekjesh të dështuara për të zgjedhur një kryetar. Ky proces kishte filluar disa muaj më parë, duke lënë Kuvendin në një gjendje të pasigurt dhe pa një udhëheqje të qartë. Fillimisht, Albulena Haxhiu ishte emri…

Lexo më Shumë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, foli sot në studion News 24 për zaptimin e godinave të Focus Media News dhe Panorama Group. Teksa akuzoi qeverinë se ka kapur çdo segment të shtetit, Balliu tha se “kushdo që denoncon aferën më të vogël rrezikon sulme, madje edhe kur flasim në një televizion që dokumenton këto shkelje si News24”. Balliu foli për rastin e firmës së Ballukut, duke treguar se një pronë është kaluar me VKM tek një shoqëri që sipas tij është fiktive, me xhiro prej vetëm 5 milionë eurosh, por që është shitur për 490 euro.

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti është pyetur për fyerjet që janë dëgjuar gjatë ditës së djeshme ndaj shqiptarëve në ndeshjen Pelister- Shkupi, të luajtur në Kavadar.Mexhiti, ka deklaruar se individ të papërgjegjshëm ka pasur dhe do të ketë të cilët do të mundohen ta njollosin këtë qeveri, ndërsa, sipas tij, ata do të ballafaqohen me ligjin.“Individ ka pasur dhe do të ketë të papërgjegjshëm të cilët mundohen të vendosin njollë kësaj qeverisje të re. Pajtohemi se nuk është as për së afërmi, dmth nuk mund të krahasohet me incidentet, vrasjet, burgosjet që kanë ndodhur në të kaluarën. Sido që të jetë këto…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur nënkryetarët. Tre nënkryetarët e Kuvendit janë: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 101 deputetë votuan pro. “101 vota për, 9 abstenime,” tha Basha.

Lexo më Shumë

Naim Jakaj i IKD-së ka sqaruar procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, proces i cili pritet të ndodh pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës. Sqarimi: Si duhet të ndjeket procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve pas disa minutave? Kryetari i Kuvendit kërkon nga tri subjektet më të mëdha parlamentare (LVV, PDK, LDK) të propozojnë nga një kandidat/e për nënkryetar/e, ndërsa kandidati i LVV-së duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari. Nënkryetarët e tre partive votohen në pako. Kryhet kjo procedurë dhe vazhdojmë me votimin e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. Deputetët e komunitetit serb propozojnë…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane dhe Interpolin. Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Të arrestuarit janë -Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në janar 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas hetimeve, më 7 shkurt 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka grabitur me dhunë një automjet,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur sot, më 26 gusht, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai i mori 73 vota për, 30 dolën kundër tij, ndërsa tre deputetë abstenuan. Zgjedhja e Bashës në këtë pozitë ka filluar të komentohet me të madhe dhe disa nga figurat publike e kanë konsideruar jo të duhur për të parin e Parlamentit. Në karrigen që Basha sot u ul, në periudhën e parë legjislative 17.11.2001 – 23.11.2004 kryetar i Kuvendit ishte Nexhat Daci. Daci ka qenë profesor që nga viti 1983 në Universitetin e Prishtinës, autor i katër teksteve universitare, nga viti…

Lexo më Shumë

Deri të premten moti do të mbajë kryesisht me diell dhe i nxehtë me rritje graduale të temperaturave të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, kumtoi DPHM. Të shtunën pasdite dhe gjatë natës së diel moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugperëndimore, ndërsa të dielën era do ta ndryshojë drejtimin në verior. Pastaj vijon periudha e motit të qëndrueshëm dhe më i ngrohtë. MARKETING

Lexo më Shumë

Nait Hasani, Ganimete Musliu, Kosovare Murseli dhe Fadil Demaku votuan kundër Dimal Bashës së propozuar nga Vetëvendosje për Kryetar të Kuvendit. Deputetja, Ganimete Musliu, ka reaguar në një postim në “Facebook” duke treguar arsyet se pse nuk votoi Bashën. Ajo tha se vota ndaj tij do ishte tradhti ndaj votuesve të saj. “Nuk mund të votoj për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizioni e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje. Si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranoj që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën për kryetar të Kuvendit, Dimal Basha. Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se Kosova duhet të aspirojë lartë dhe se aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. “Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar administratorët e rinj. Ndarja sipas njësive: Në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni. Në njësinë administrative Voskopojë, Kodhel Zere. Në njësinë administrative Drenovë është emëruar Dhimitri Postol. Në njësinë administrative Voskop, Erion Demirasi. Në njësinë administrative Mollaj, Like Shkëmbi. Në njësinë administrative Bulgarec, Klajdi Shaho. Në njësinë administrative Vithkuq, Ilia Prifti. Edhe në bashkinë Devoll janë bërë ndryshime, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha. Marjol Babi dhe Riku Hysi janë rikthyer si administratorë,…

Lexo më Shumë