Zv/kryeministri Izet Mexhiti është pyetur për fyerjet që janë dëgjuar gjatë ditës së djeshme ndaj shqiptarëve në ndeshjen Pelister- Shkupi, të luajtur në Kavadar.
Mexhiti, ka deklaruar se individ të papërgjegjshëm ka pasur dhe do të ketë të cilët do të mundohen ta njollosin këtë qeveri, ndërsa, sipas tij, ata do të ballafaqohen me ligjin.
“Individ ka pasur dhe do të ketë të papërgjegjshëm të cilët mundohen të vendosin njollë kësaj qeverisje të re. Pajtohemi se nuk është as për së afërmi, dmth nuk mund të krahasohet me incidentet, vrasjet, burgosjet që kanë ndodhur në të kaluarën. Sido që të jetë këto individ të papërgjegjshëm nga cila anë që do të vijnë, do të ballafaqohen me ligjin”, ka deklaruar Mexhiti. /SHENJA/
Data 15.11.2026
Aktuale
- Elon Musk dhe drejtues të teknologjisë nënshkruajnë peticionin për rikthimin e Jensen Huang në Nvidia
- Gërçeci mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku



