Author: almakos

Me përfundimin e mbështetjes për Windows 10 më 14 tetor 2025, përdoruesit po përballen me një dilemë të rëndësishme: si të mbrojnë pajisjet e tyre nga kërcënimet e sigurisë? Microsoft ka njoftuar se pas kësaj date, Windows 10 nuk do të marrë më përditësime, duke lënë miliona përdorues në rrezik. Çdo kompjuter që vazhdon të përdorë këtë sistem operativ do të jetë i ndjeshëm ndaj sulmeve dhe problemeve të tjera të sigurisë. Ekspertët e teknologjisë paralajmërojnë se vazhdimi i përdorimit të Windows 10 pa bërë asnjë ndryshim është një vendim i rrezikshëm. Kjo mund të çojë në humbje të dhënash…

Lexo më Shumë

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka zbuluar detaje të reja nga hetimet më të fundit ndaj rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Sipas Lalës, figura të njohura si Ervis Çela, Franc Çopja, Ermir Ndrejaj (Cinco) dhe të tjerë, janë pjesë e strukturave të fuqishme kriminale, me lidhje të forta në Amerikën Latine, veçanërisht në Paraguay, Kolumbi dhe Brazil. “Ata bënin jetë luksoze, ndërsa pasurinë e fshihnin në mënyra kreative, si groposje nën ullinj, investime në kriptovaluta apo lingota ari,” – tha Lala, duke shtuar…

Lexo më Shumë

Fitim Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, ka deklaruar se i shumëkërkuari Talo Çela është vrarë në Elbasan. Në një intervistë, Fitim Dumani është shprehur se Talo Çela është vrarë duke ngrënë  bukë nga vëllezërit Çopja, në restorantin që këta të fundit kanë në pronësi në Elbasan. “Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë bukë. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët”, është shprehur ndër të tjera, Fitim Dumani gjatë një interviste për gazetarin Flamur Vezaj në podcastin “MaShqip”. Mes të tjerash ai ka pohuar se…

Lexo më Shumë

Të dhënat e fundit konfirmojnë atë për të cilën angazhohemi – po e stabilizojmë ekonominë, po krijojmë kushte për një ekonomi që ecë përpara, qytetarët kanë më shumë punë, ndërsa shkëmbimi tregtar po rritet, shkroi sot në një postim në Fejsbuk, kryeministri Hristijan Mickoski. “Shkalla e papunësisë është ulur në 11.5 për qind që është 1 për qind më pak se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024, sot kemi rreth 10.000 punonjës të rinj dhe mbi 7.000 të papunë më pak. Këto janë mijëra familje me siguri më të…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti, kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, ka njoftuar fillimin e një projekti të rëndësishëm për rikonstruksionin dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë. “Sot nisemi me një nga projektet më të mëdha në Çairin e Vjetër: rikonstruksionin e dy kilometrave rrugë. Do të ndërtojmë trotuare të reja, rrugë më të sigurta dhe infrastrukturë moderne, me një investim prej 30.367.000 denarë,” tha Mexhiti. Ai gjithashtu informoi se në mënyrë të paralel po realizohet edhe projekti për ndriçimin publik, me një vlerë prej 7.264.000 denarë. “Ky projekt do të sjellë më shumë siguri dhe kushte më të mira për…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares italiane, e cila ka denoncuar se është përdhunuar nga 26-vjeçari Leonardo Preza, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13 në Durrës, në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit. Në dëshminë e saj, e dhënë në prani të një psikologeje dhe oficerëve të policisë, vajza ka rrëfyer se Preza e ka sulmuar, por pavarësisht tentativave të saj për t’u mbrojtur, ai e ka përdhunuar. “Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe alkool. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp, Muhamet Elmazi, kandidati i VLERËS (VLEN) për Komunën e Sarajit, prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e komunës, duke theksuar dështimet e udhëheqjes aktuale dhe duke premtuar ndryshim rrënjësor. “Elmazi u shpreh: ‘Unë nuk vij sot vetëm si kandidat, por si dikush që ka kaluar nëpër Bojanë, ka dëgjuar problemet e banorëve të Kondovës, ka parë mungesën e investimeve në Radushë dhe Bukoviq, dhe ka ndarë jetën e përditshme me komunitetet e Shishovës, Çajlanës, Gërçecit, Lubinit dhe çdo fshat tjetër të kësaj komune. Ne e dimë se çfarë i mungon Sarajit, sepse jemi pjesë e…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të pyetjes nëse do të pranonte debat me kundërkandidatin Izet Mexhiti, tha se ai nuk i ikën debateve, por se debati kyç që i nevojitet shtetit është me Hristijan Mickoskin, regjisorin e VLEN-it. “Unë parimisht nuk ju iki debateve. Kam tentuar që aq shumë të imponoj fushatë pozitive. T’ju tregoj se politika është garë idesh e jo garë për ofendime dhe shpifje. Dje në faqet e kundërkandidatit kanë prerë deklaratën time kur flas për politikën e dy shteteve. Kanë prerë pjesën e Palestinës, e kanë nxjerrë vetëm Izraelin, për…

Lexo më Shumë

Përkthimi në lëvizje është një nga risitë më të fundit që Google ka sjellë për përdoruesit e saj, duke e bërë përvojën e shfletimit më të lehtë dhe më të shpejtë. Funksioni i ri i quajtur “Circle to Search” është një nga arritjet më të rëndësishme të Google, i cili u prezantua së pari me serinë Galaxy S24 të Samsungut. Ky funksion lejon përdoruesit të përkthejnë tekstin ndërsa lëvizin poshtë në një faqe ose kalojnë nga një aplikacion në tjetrin. Për të aktivizuar këtë funksion të ri, përdoruesit duhet të shtypin butonin Home ose shiriti i navigimit, dhe më pas…

Lexo më Shumë

Me largimin gradual të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kosova ka filluar të shohë një dritë në fund të tunelit, pasi janë zhbllokuar fonde të rëndësishme nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Ky zhvillim ka ardhur pas rifillimit të takimeve në kuadër të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), ku janë aprovuar projekte të reja në fusha kyçe si energjia dhe digjitalizimi. Kjo është një mundësi e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, detaje të sakta mbi projektet konkrete që Kosova ka përfituar nga ky zhbllokim ende nuk janë bërë publike nga Bashkimi Evropian. Kjo lë hapësirë për…

Lexo më Shumë

Kategoritë e dala nga lufta po përballen me një sfidë të madhe: njohjen e të drejtës për pensione të dyfishta. Në një kohë kur shumë prej tyre arrijnë moshën 65-vjeçare, dilema e tyre është se si të përfitojnë nga këto skema pensionale. Vendimet gjyqësore të vitit të kaluar kanë njohur të drejtën për pensione të dyfishta për disa kategori, por çdo individ duhet të ndjekë një proces ligjor për të realizuar këtë të drejtë. Kjo situatë ka krijuar një ngërç të madh për ata që e meritojnë këtë përfitim. Familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat e dhunës seksuale,…

Lexo më Shumë

Naftëtarë të Bankers Petroleum kanë vijuar protestën në Marinzë duke kërkuar një marrëveshje të re me kompaninë. Në protestën e organizuar nga sindikata e sektorit Hidrokarbur, naftëtarët me pankarta në duar, kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre. “Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm…

Lexo më Shumë