Oda ekonomike kumtoi se dje në mënyrë aktive është përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në fabrikën Makprogres në Vinicë, është alarmuar edhe Qeveria. Nga Oda paralajmëruan formim të shtabit të krizës me pronarin e fabrikës me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjeve, duke shprehur me atë rast keqardhje për dëmin e pësuar të kompanisë, anëtare e tyre. “Dje rreth orës 19:20, kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski u njoftua nga pronari i Makrpogres Vinicë, Gligor Cvetanov se në fabrikë ka shpërthyer zjarr. Menjëherë është alarmuar Qeveria, kryeministri, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, të cilat i…
Author: almakos
Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Malësisë së Madhe, ka zhvilluar një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve intensive në njësinë administrative Kastrat, konkretisht në fshatrat Alijaj dhe Jeran, shërbimet e Policisë zbuluan dhe asgjësuan 12 957 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, të mbjella në afërsi të banesave. Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithashtu 1000 fara kanabis, 709 kg lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje, me një total prej 4685 kilogramësh lëndë narkotike të sekuestruar. Gjatë operacionit u vunë në pranga 14 persona, ndërsa 10 të tjerë u…
Një imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale i një infermiereje gjatë Luftës së Dytë Botërore po qarkullon gjerësisht online. Ky imazh, i cili pretendon të tregojë një infermiere nga forcat Aleate gjatë zbarkimeve në Normandi, ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve në rrjetet sociale. Ajo është paraqitur si një figurë e rëndësishme që regjistron emrat e ushtarëve të vdekur, duke krijuar një narrativ emocionues dhe tragjik. Shumë postime e shoqërojnë këtë foto me përshkrime që sugjerojnë se ushtarët u varrosën në varre të përkohshme në plazhin Omaha, përpara se të ndërtoheshin varreza të rregullta. Historia e infermieres Clara Thompson, e…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen e ndodhur një natë më parë (6 shtator) në Podujevë të Kosovës. Mësohet se viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu, ndërsa autori i krimit dyshohet se është shtetasi Arbër Havolli. Ndaj Spahiut është dyshohet se është qëlluar 11 herë me armë zjarri. Ende nuk dihen arsyet e krimit, ndërsa sipas mediave në Kosovë shkak ka qenë një konflikt mes dy personave. Autoritetet e Kosovës po punojnë për të zbardhur rrethanat e plotë të kësaj ngjarje.
Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata për një vit kanë zhvilluar takime dhe kanë thelluar bashkëpunimin me ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtar. Ata pyesin Bujar Osmanin kush ja ka hapur derën gjatë këtij viti.“Bujar Osmani, pyetja është për ty: kujt ia ke hapur derën? Përveç darkave me Lavrovin dhe lidhjeve nëntokësore sërbo-malazeze, kush nga faktori ndërkombëtar ta ka hapur derën gjatë gjithë këtij viti? Askush.Ti gënjeve për takimin me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, publikisht e mohove, por sot ka dëshmi të qarta që të nxjerrin zbuluar.Gënjeve për kontaktet e tua me udhëheqësit shtetërorë të Serbisë, sepse…
Një burrë nga Maryland ka përjetuar një moment të jashtëzakonshëm kur fati i ka buzëqeshur për herë të parë, duke fituar një çmim të majmë prej 50,000 dollarësh në lotari. Ky moment i veçantë ka ndodhur kur ai bleu biletën e tij të parë, duke e bërë këtë ngjarje edhe më emocionuese. Ai e përshkroi ndjenjën e tij si një ëndërr që bëhet realitet, duke e vlerësuar këtë rast si një mundësi të jashtëzakonshme. “Në fakt, kjo është hera ime e parë që luaj,” tha lojtari, duke shprehur habinë e tij për fatin e tij të papritur. Ai nuk mund…
Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë dhe një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të prokurorisë në vitet e fundit, ndodhet nën kujdes intensiv në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas problemeve të shfaqura me zemrën. Burime zyrtare bëjnë me dije se Dumani, i cili u shoqërua me urgjencë mbrëmjen e kaluar nga ambientet e paraburgimit 313 ku mbahet në izolim, po i nënshtrohet një sërë analizash të specializuara për të vlerësuar gjendjen e tij të plotë shëndetësore. Për shkak të statusit të tij të veçantë si i penduar i drejtësisë dhe informacionit të ndjeshëm që…
Gjykata Penale në Shkup ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Publike për caktimin e paraburgimit 30 ditor për të riun 17 vjeçar, me kombësi shqiptare nga Shkupi, që tentoi të vriste babain e tij. Merret vesh se i riu është me probeme psiqike dhe ka marrë terapi të vazhdueshme. I njëjti ka ushtruar dhunë më herët edhe ndaj nënës dhe motrës së tij.Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditë sës shtunë në një shtëpi familjare në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” – Shkup, ku i mituri, duke ushtruar dhunë, me qëllim ka tentuar t’i marrë jetën babait të tij. Ai i është afruar nga…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të vijojë me diell në shumicën e zonave, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme për qytetarët. Megjithatë, në orët e pasdites, priten kalime të lehta vranësirash, kryesisht përgjatë relievit malor. Kjo do të thotë se, ndonëse dielli do të mbizotërojë, disa zona mund të përjetojnë një ndryshim të papritur në mot. Era do të fryjë e lehtë deri mesatarenga drejtimi i jugperëndimit, duke kontribuar në ndjesinë e ngrohtësisë. Kjo situatë meteorologjike është tipike për këtë periudhë të vitit, kur temperaturat fillojnë të rriten dhe stina e verës…
Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se mbante me forcë në banesën e tij një 15-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike dhe duke mos e lejuar të largohej. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Durrësit, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore, ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit, duke vënë në pranga shtetasin Enea Zeqiri. Njoftimi: Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me…
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e ekstradimit në Shqipëri të Soni Pepës alias Vilson Pepa, i arrestuar në Punta Cana në Republikën Domenikane. [embedded content] Ekstradimi i 41-vjeçarit, Soni Pepa u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm (7 shtator). Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë…
Përdoruesit e iPhone janë të tronditur pasi një postim viral në X zbuloi diçka të habitshme në aplikacionin Clock – diçka që është fshehur në sy të publikut për vite me radhë. Një detaj i papritur ka dalë në pah për ata që vendosin alarm në iPhone. Në vend që të jetë një listë e zakonshme me numra, zgjedhësi i kohës për alarmet është një listë e gjatë që përfundon saktësisht në orën 4:39 pasdite. Ky zbulim ka shkaktuar një valë reagimesh nga përdoruesit. Kur vendosni një alarm, procesi duket i thjeshtë dhe intuitiv. Zgjedhësi i kohës, i njohur si…

