Author: almakos

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të mirëorganizuar, që u bazua në informacionet operative. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Muçollari ishte në ndjekje për shkak të dyshimeve se mbante armë zjarri pa leje dhe shpërndante lëndë narkotike në qytet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe banesën e tij në lagjen nr. 1 të qytetit, si dhe në çantën personale, policia i gjeti dhe sekuestroi: 2 armë zjarri tip pistoletë 1 silenciator 3 krehra armësh 1 shkop…

Lexo më Shumë

Ministrja për Çështje Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere sot qëndron për vizitë pune në Maqedoni. Vizita është në prag të kryesimit danez të Këshillit të BE-së. Bjere do të takohet me homologun e tij nga Maqedonia, ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani me çka është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp. Siç informon Kabineti i Murtezanit, bisedimet midis dy delegacioneve do të përqendrohen në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet bilaterale, prioritetet rreth reformave dhe sfidat aktuale rajonale dhe gjeopolitike. Pas vizitës në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Bjere do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e Komisionit…

Lexo më Shumë

Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil. Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të…

Lexo më Shumë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një mot të alternuar mes kthjellimeve dhe vranësirave në rritje. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës do të ketë kthjellime të herëpashershme, por vranësirat pritet të jenë mesatare e lokalisht deri të dendura, veçanërisht gjatë orëve të mesditës. Reshje të lehta shiu do të shfaqen në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash. Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim juglindje me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të intensifikohet përkohësisht,…

Lexo më Shumë

Pentagoni ka njoftuar të hënën se ka nënshkruar një kontratë me vlerë 200 milionë dollarë me OpenAI, prodhuesin e ChatGPT, për të ofruar mjete të inteligjencës artificiale për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Kjo kontratë nënkupton një hap të rëndësishëm për përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në fushat e sigurisë kombëtare. Sipas një deklarate zyrtare të lëshuar nga Pentagoni, OpenAI do të zhvillojë prototipe të teknologjive më të avancuara të Inteligjencës Artificiale për të adresuar sfida kritike të sigurisë kombëtare, që kanë të bëjnë me operacionet ushtarake dhe menaxhimin e informacionit administrativ. Puna do të zhvillohet kryesisht në dhe përreth…

Lexo më Shumë

Derisa për zgjedhjet e përgjithshme shtetasit e Kosovës që jetojnë në botë patën mundësi të votonin edhe në përfaqësi diplomatike, kjo nuk do të ndodhë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mërgata mund të bëhet pjesë e votimit për zgjedhjet për kryetar komune e kuvende komunale vetëm përmes postës. Detajet i ka shpjeguar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai theksoi se reforma zgjedhore ka sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën si do të organizohet votimi jashtë Kosovës, duke e ndryshuar praktikisht këtë proces të rëndësishëm për diasporën. “Risi në këtë proces zgjedhor, e cila vjen nga ndryshimi…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i kufirit, Pëllumb Nako, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Log në News 24, ku foli mbi ndikimin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare, duke u ndalur edhe tek akuzat për kontrollin e radarëve nga organizatat kriminale. I pyetur nëse grupet kriminale kanë pasur mundësi të kontrollojnë radarët në Portin e Durrësit, Nako e përjashtoi kategorikisht një mundësi të tillë. “Është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë. Nëse do të ishte e vërtetë, atëherë do të thoshte që e gjithë struktura shtetërore do të ishte nën hyqmin e grupeve kriminale,” u shpreh Nako. Ai theksoi se…

Lexo më Shumë

Të shumëkërkuarit shqiptarë prej vitesh kanë gjetur strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe duke e shndëruar atë në oazin e tyre të relaksit. Por duket se kështjella e Dubait po shkërmoqet ngadalë. Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24, u përmendën disa nga emrat më të njohur të botës së krimit të cilët tashmë i janë dorëzuar drejtësisë shqiptare përmes marrëveshjes së ekstradimit firmosur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. [embedded content] Siç ishte së fundmi edhe ekstradimi për llogari të autoriteteve shqiptare i dy shtetasve të shpallur në kërkim për vrasje dhe angazhim në organizatë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ndaj mënyrës së re të propozuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke e cilësuar atë si një “precedent të rrezikshëm institucional dhe demokratik”. Në një deklaratë publike, Ademi thekson se ndryshe nga praktikat e deritanishme, ku ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë hartuar me konsensus mes katër partive më të mëdha parlamentare dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, “këtë herë propozimet janë bërë njëanshëm” nga partitë maqedonase dhe koordinatori i koalicionit opozitar shqiptar “Vlen”, pa konsultuar partitë shqiptare opozitare apo shoqërinë civile. Shkrimi i plotë i Ademit: Ndryshimet në…

Lexo më Shumë

E shkuara e Dritan Gjikës, një nga narkotrafikantët më të mëdhenj dhe aktiviteti i tij kriminal, i fshehur në profilin e biznesmenit, ishte temë e emisionit “Në Shënjestër” në News24, këtë të martë. Në Shqipëri emri i 49-vjeçarit nga Shkodra ka mbetur gati i panjohur edhe pse duket e habitshme se si një burrë mbi të 30-tat si ai, arriti të zhvendosej në këtë moshë në Ekuador dhe nga aty në harkun e pak viteve të kthehej në një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të globit, me një pasuri prej pothuaj 51 milion euro, të llogaritura vetëm si asete të…

Lexo më Shumë

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka dhënë sot (17 qershor) një dëshmi të detajuar para Gjykatës së Posaçme, duke pranuar përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës së bashku me vëllain e tij, Endrit Alibej, i cili u vra më herët në një atentat. Në rrëfimin e tij, Alibej deklaroi se kishte bashkëpunuar me Dritan Gjikën për transportin e një ngarkese prej 530 kilogramësh kokainë nga Ekuadori drejt portit të Mersinit në Turqi. Por sipas tij, gjithçka ndryshoi kur dy nga personat kyç të operacionit – Endriti dhe një shtetas turk – u eliminuan fizikisht. “Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë e miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025-2028, së bashku me Planin e saj të Veprimit, njoftoi zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai. Ky dokument, siç bën të ditur, e pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një qasjeje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme. “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor i Qeverisë. Për këtë…

Lexo më Shumë