Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas bllokimit të aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Blushi shprehet se shembja e rrugëve nuk është pasojë e kushteve natyrore, por rezultat i korrupsionit. “Edhe fajin ia hedhin Zotit, por Zoti nuk vjedh”, shkruan deputeti i PL-së, duke drejtuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Blushit, korrupsioni në infrastrukturë po vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe po shemb gjithçka, ndërsa ai e cilëson situatën si një arsye më shumë për ndryshim politik.
Author: almakos
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas shembjes së masivit shkëmbor dhe bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion në infrastrukturë. Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se aty ku qindra qytetarë, përfshirë të mitur e të moshuar, u detyruan të prisnin orë të tëra në kushte të vështira, Belinda Balluku dhe Edi Rama kanë mbajtur pozicionet e tyre duke përfituar miliona euro nga projekti i rrugës, ndërsa nuk japin asnjë përgjegjësi për pasojat. Ai kërkon hetim të plotë për shembjen e rrugës dhe thekson se qytetarët duhet të tregojnë forcën e tyre…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, duke e cilësuar situatën si alarmante. Në një postim në Facebook, Balliu thekson se pavarësisht qindra milionë eurove të mbledhura nga taksat për rrugët dhe infrastrukturën, realiteti në terren është shqetësues, duke shtuar se çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve. Sipas deputetit të PD-së, shkak për këtë situatë janë, siç u shpreh ai, korrupsioni dhe vjedhja nga qeveria, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Balliu akuzon pushtetin se po rrezikon jetën e qytetarëve për përfitime…
Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi njoftoi se pesë personat e dyshuar në rastin e sekuestrimit të rreth 5 tonëve marihuanë, të gjetur në fshatin Konjuh afër Krushevcit, kanë zgjedhur të mbrohen me heshtje gjatë seancës gjyqësore. Sipas autoriteteve serbe, droga dyshohet se është siguruar në territorin e Maqedonisë së Veriut, prej nga më pas është transportuar ilegalisht drejt Serbisë. Ndaj të dyshuarve është hapur hetim për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa prokuroria ka kërkuar paraburgim për të gjithë. Njëri prej të dyshuarve, Aleksandar Mijajloviq, që konsiderohet organizatori i grupit kriminal, ndodhet në arrati dhe për…
Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00, duke lënë dhjetëra automjete të izoluar në trafik për orë të tëra. Mes drejtuesve dhe pasagjerëve ndodhen fëmijë dhe të moshuar, të cilët po përballen me kushte të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së informacionit mbi situatën. Sipas qytetarëve të bllokuar në rrugë, shkak i situatës dyshohet të jetë një rrëshqitje dheu, ndërsa mjetet e rënda janë parë duke ndërhyrë herë pas here, pa dhënë një afat konkret për hapjen e qarkullimit. “Kemi më shumë se një orë e gjysmë në pritje. Nuk ishim…
Në ditën kur edhe zyrtarisht ka filluar implementimi i sistemit “Safe City”, kryeministri ka paralajmëruar se i njëjti mund të abrogohet ose të vazhdojë me implementim, varësisht nga vendimi që do ta merr Gjykata Kushtetuese.Kryeministri Mickoski deklaroi se vendimin e Kushtetueses nuk do ta komtojë por do ta respektojë në tërësi, pa e kundërshtuar.“Nuk i komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, le të deklarohet Gjykata Kushtetuese. Atë që do ta thonë nga Gjykata Kushtetuese, ai do të jetë vendim final, vendimet e Gjykatës nuk komentohen. Ndërkaq e drejtë e gjithsecilit është që të dorëzojë iniciativa në Gjykatën në fjalë. Sigurisht, Gjykata…
Kompania “ANK shpk” e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit 8, ka nisur punimet për shembjen e pjesës së rrezikshme në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pas situatës së krijuar nga rrëshqitja e gurëve që solli bllokimin e qarkullimit. Ndërhyrja e fadromave të ANK kanë nisur hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave, ndërsa aksi drejt juglindjes mbetet i bllokuar për shkak të shembjes së sotme. Si pasojë e punimeve, qarkullimi në këtë aks vijon të jetë i kufizuar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve…
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për situatën e krijuar me rrugën Librazhd-Qafë Thanë, e cila prej disa orësh është e bllokuar për shkak të shembjes së një masivi gurësh. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thotë se kjo është si pasojë e neglizhencës, papërgjegjshmërisë e korrupsionit. Salianji po ashtu thotë se kjo gjendje tregon pasqyrën reale të keqqeverisjes, duke shtuar se “Kur fondet vidhen dhe propaganda bëhet prioritet, rrugët shemben e shteti zhduket”. Duke bërë fajtor autoritetet, Salianji shkruan se “Shteti nuk matet me fasada e postime. Matet me rrugë që funksionojnë. Me siguri.…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njoftojnë se nënkryetari i partisë, Bujar Osmani, ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington, ku do të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane. BDI bën të ditur se gjatë qëndrimit të tij, Osmani do të mbajë fjalim në Kapitol Hill në kuadër të Forumit Ndërparlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si dhe do të takohet me kongresmenë, senatorë, profesorë universitarë dhe aktivistë ndërkombëtarë të njohur për çështjet e Ballkanit. Diskutimet do të përqendrohen tek partneriteti strategjik, siguria rajonale dhe bashkëpunimi transatlantik.Sipas BDI-së, Osmani gjithashtu do të marrë pjesë në Lutjet…
Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë ka shkaktuar një situatë kaotike, ku automjetet prej orësh qëndrojnë të bllokuar. [embedded content] Mes mjeteve ishte edhe një ambulancë, e cila po transportonte një pacient të sëmurë. Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndërhyrë duke e nxjerrë me barelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin…
Qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Shkak për situatën e rëndë janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve, që kanë rënë mbi trasenë e rrugës në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”. Situata paraqitet alarmante, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Në terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat po monitorojnë situatën dhe po përpiqen të menaxhojnë trafikun, por pa asnjë…
Sot fillon zbatimi i sistemit “Safe City”, që synon rritjen e sigurisë në trafik dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Koalicioni VLEN e konsideron këtë një investim të rëndësishëm në sigurinë publike dhe në ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion. VLEN thekson se gjuha shqipe është pjesë e sistemit, duke siguruar informim të qartë dhe qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Koalicioni bën apel që drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë, duke kujtuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. ““Safe City” ka për qëllim parandalimin e shkeljeve në komunikacion, uljen…

