Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi njoftoi se pesë personat e dyshuar në rastin e sekuestrimit të rreth 5 tonëve marihuanë, të gjetur në fshatin Konjuh afër Krushevcit, kanë zgjedhur të mbrohen me heshtje gjatë seancës gjyqësore. Sipas autoriteteve serbe, droga dyshohet se është siguruar në territorin e Maqedonisë së Veriut, prej nga më pas është transportuar ilegalisht drejt Serbisë. Ndaj të dyshuarve është hapur hetim për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa prokuroria ka kërkuar paraburgim për të gjithë. Njëri prej të dyshuarve, Aleksandar Mijajloviq, që konsiderohet organizatori i grupit kriminal, ndodhet në arrati dhe për të është kërkuar edhe fletarrest ndërkombëtar. Hetimet tregojnë se grupi ka vepruar në mënyrë të organizuar dhe ndërkombëtare, duke siguruar mbi 5 tonë marihuanë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar, e cila më pas është transportuar përtej kufirit, është ruajtur në depo private dhe është përgatitur për shitje të mëtejshme në Serbi. Mediat serbe raportojnë se një nga të dyshuarit është bashkëpronar i një kompanie në Shkup të regjistruar për prodhimin e kanabisit mjekësor, fakt që ka ngritur dyshime shtesë mbi origjinën e drogës. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e policisë serbe. Për krahasim, sekuestrimi më i madh i mëparshëm kishte qenë rreth 2 ton, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar u konfiskuan gjithsej 6.1 ton narkotikë. /SHENJA/
Data 01.10.2026
Aktuale
- NATO reagon ndaj Moskës: Kërcënimet bërthamore nuk do të ndalin mbështetjen për Ukrainën
- Flet për herë të parë gruaja e kompozitorit që i xhiroi krejt gratë e famshme në momente të nxehta – tregon qëndrimin e saj
- Princi saudit i kurorës: “Aleanca e Mbrojtjes e Mekës” me Turqinë dhe Pakistanin synon të forcojë stabilitetin rajonal
- Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”: Presidenti grek kërcënon integrimin e Shqipërisë nga vendi i masakrës së shqiptarëve në Çamëri
- Eli Fara i paska pamjet më të ‘rënda’ nga krejt gratë e tjera, dalin VIDEOT e nxehta të 59-vjeçares në zyrë
- Gucati paralajmëron protesta: Nëse ligji për Specialen nuk miratohet, do të vendosim tendat para Qeverisë
- Publikimi i videove intime të personazheve publike në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
- Aktorët e një skandali në prokurim publik: Aktakuza ndaj pronarit të kompanisë në Prizren



