Author: almakos

Është ngritur procedurë hetimore kundër një 22-vjeçari nga Manastiri i cili dyshohet për veprën penale “vjedhje”.  Nga Prokuroria publike njoftojnë sot se personi në fjalë është ende në arrati dhe se policia është vënë në kërkim të tij. Më 23 qershor rreth mesditës, i dyshuari ka hyrë në sallonin e floktarisë dhe ka kërkuar para nga pronari. Ai ka refuzuar vullnetarisht t’i japë para, pas së cilës i dyshuari ka shfrytëzuar momentin kur i dëmtuari është larguar nga sirtari ku mbante paratë, ka hapur sirtarin dhe ka marë pothuajse të gjitha paratë që ndodheshin brenda, përkatësisht 3.000 denarë. “Ai është…

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka shprehur mendimin se Vidovdani është shfrytëzuar si një instrument i fuqishëm propagandistik, i ndërtuar për të fuqizuar ndjenjën e viktimizimit kolektiv serb dhe për të mobilizuar urrejtje ndaj fqinjëve. Musliu në një postim të tij në rrjetet sociale thekson se është thelbësore të rikujtojmë se vetë Dobrica Qosiq, figura kryesore e nacionalizmit serb, ka pranuar hapur se “gënjeshtra është interes shtetëror serb”. Ai shprehu gjithashtu se “gënjeshtra është e embedded në qenien e serbit”. Këto fjalë thonë shumë për mënyrën se si narrativa serbe është ndërtuar në të kaluarën dhe se si…

Lexo më Shumë

Shërbimi i videove YouTube rrit kufirin minimal të moshës për transmetuesit në 16 vjeç, njoftoi kompania, një veprim që ka për qëllim të sigurojë një ambient më të sigurt për të rinjtë në platformën e saj. Bëhet e ditur se që nga 22 korriku, krijuesit do të duhet të jenë 16 vjeç ose më të vjetër për të transmetuar në platformë pa mbikëqyrjen e të rriturve. Ky ndryshim ndjek një trend global për të rritur mbrojtjen e adoleshentëve në internet. Më parë, YouTube kërkonte që fëmijët nën moshën 13 vjeç të shoqëroheshin nga një i rritur nëse donin të postonin…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska mbajti fjalim në hapjen e Olimpiadës së 7-të Ballkanike të Fizikës për nxënësit e shkollave të mesme, e cila nga sot deri më deri më 30 qershor po mbahet në Ohër. Në Olimpiadë marrin pjesë mbi 60 nxënës nga 14 vende të Evropës dhe 3 vende të Azisë, me profesorët-udhëheqësit e tyre. “Prania e këtyre të rinjve olimpikë sot në Ohër është rezultat i kureshtjes dhe dashurisë së tyre për shkencën, rezultat i punës së palodhshme, si të tyren ashtu edhe të profesorëve dhe mentorëve të tyre. Kjo është formula për ndërtimin e…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasi me vlerë rreth 12 milion euro të Ervin Zeqirit, Juxhin Drazhit dhe një personi tjetër, të hetuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sekuestrimi i pasurive vjen rreth 1 muaj e gjysmë pasi SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane lëshuan urdhër arreste për 52 persona (30 në Shqipëri dhe 22 në Itali), të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës. Bëhet fjalë 21 pasuri të sekuestruara në qytetin e Durrësit, përfshirë truall, ndërtesa, biznese. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë: Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 282.5 m2…

Lexo më Shumë

VLEN, në një konferencë për media, e cilësoi regjistrimin e popullsisë së vitit 2021 si një padrejtësi të madhe institucionale ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur një projekt politik për uljen e numrit të tyre në statistika. Sipas VLEN, ndarja në “rezidentë” dhe “jorezidentë” shërbeu për të përjashtuar diasporën shqiptare, që ka një rol kyç në mbështetjen e vendit. Ata akuzuan BDI-në dhe LSDM-në për manipulim të qëllimshëm dhe përdorim të statistikave për qëllime politike. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon këtë ndarje u konsiderua si fitore morale dhe hap për korrigjimin e padrejtësisë. VLEN…

Lexo më Shumë

“Marshimi i njëmbëdhjetë për Engjëjt” do të mbahet në Koçani këtë pasdite. Prindërit dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekë “Pulse” do të dalin përsëri në rrugë për të kërkuar drejtësi, por edhe mbështetje më të madhe për shërimin e shpejtë të të lënduarve në tragjedi. Ky marshim do të fillojë gjithashtu nga Parku i Revolucionit, do të vazhdojë drejt qendrës tregtare, Komunës së Koçanit, dhe prej andej në stacionin e policisë dhe para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë. Pjesëmarrësit në marshim kërkojnë drejtësi pa dallim, ndëshkime për këdo që mban ndonjë përgjegjësi, por edhe ndryshime sistemike në mënyrë…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit informon se sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim me aeroplan kundër formave të mëdha të mushkonjave, ndërsa më 30 qershor dezinsektim tokësor. Dezinsektimi tokësor, siç informuan nga Qyteti i Shkupit, do të realizohet deri më 3 korrik, në periudhën prej orës 22 deri në orën 3. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë. Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademik, si edhe biznesmenë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Sipas gazetares Klodiana Lala, dosja po bëhet gati nga prokurorët e posaçëm për t’u dërguar për gjykim. Pas lëshimit të urdhërarresteve, SPAK deklaroi se janë hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) Lekë. LEXONI EDHE:  Skandali në Universitetin Bujqësor/ Stafi i përfshirë në tendera korruptive!…

Lexo më Shumë

Një kompani holandeze ka krijuar një pajisje inovative “Do it yourself” që realizon një ëndërr të natës dhe e shfaq atë si një film të animuar. Kjo teknologji e avancuar përdor Inteligjencën Artificiale (AI) për të regjistruar ëndrrat, duke i dhënë mundësinë përdoruesve të shohin përmbajtjen e mendjeve të tyre ndërkohë që flenë. Modem Works, një studio dizajni dhe një grup mendimesh me qendër në Amsterdam, është përpjekur të sjellë në jetë ide të çmendura nëpërmjet projektit të saj Dream Recorder. Duke përdorur AI, kjo pajisje mund të kapë ëndrrat me një shkallë të detalizuar dhe në çdo gjuhë, duke…

Lexo më Shumë

Më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup, në hotelin “Hillton”, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit për Rritje, informojn nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Më 30 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar. MARKETING

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryejnë erëra mesatare deri të forta (lokale mbi 70 km/orë) nga veriu dhe temperatura maksimale ditore deri në 36 gradë Celsius. Në Shkup, me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare dhe erëra veriore mesatare deri të forta. Temperatura maksimale ditore do të jetë 34 gradë Celsius. MARKETING

Lexo më Shumë