Gjermania do të mbetet në Kosovë. Bundestagu votoi të enjten zgjatjen e mandatit të misionit ushtarak gjerman si pjesë e KFOR-it për edhe 12 muaj. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, parlamenti gjerman konfirmoi vazhdimin e angazhimit ushtarak, në një kohë tensioni të shtuar në veri të Kosovës dhe sfidash të reja gjeopolitike në rajon. Në një debat gjysmë orësh, për herë të parë foli në Bundestag edhe Johannes Volkmann, nipi i kancelarit të ribashkimit gjerman Helmut Kohl. Ai kërkoi njohje të plotë për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, duke theksuar se…
Author: almakos
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për Ekrem Skurenin, drejtuesin e automjetit që katër ditë më parë përplasi tre fëmijë të mitur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Ngjarja ndodhi teksa tre fëmijët po lëviznin me një monopatinë elektrike. Përplasja u pasua me plagosjen e të miturve, të cilët u transportuan menjëherë në spital. Sipas informacioneve zyrtare, dy prej fëmijëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I mituri O.A., 11 vjeç, ka pësuar dëmtime në këmbë, ndërsa E.S., 9 vjeç, ka marrë plagë në krah. Të dy ndodhen…
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër veprimtarive të paligjshme në fushën e kontrabandës. Në kuadër të operacionit të koduar “Label Hunt” janë ndaluar dy shtetas, babë e bir, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në kontrabandimin e mallrave të markave të ndryshme. Në pranga ka rënë 48-vjeçari me inicialet S.Ç., ndërsa djali i tij 20 vjeç, E.Ç., është proceduar në gjendje të lirë. “Në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjer shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet janë sekuestruar mallra të ndryshme…
Një tërmet u ndje sot në mëngjes në Vallandovë dhe zonën përreth me një magnitudë prej 3.3 ballë sipas shkallës Rihter, njoftoi Observatori Sizmologjik në Shkup. Tërmeti u regjistrua në orën 5:54 të mëngjesit, dhe epiqendra ndodhej 120 km në juglindje të Shkupit. Sipas të dhënave që ka në dispozicion Observatori, tërmeti u ndje në Vallandovë dhe zonën përreth me një intensitet prej 4 gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. MARKETING
Në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një apel të fortë për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin, duke ndjekur disa këshilla të thjeshta, por thelbësore për të përballuar nxehtësinë ekstreme. Specialistët shëndetësorë rekomandojnë të konsumohet sa më shumë ujë gjatë ditës, edhe në rastet kur nuk ndjehet etje, me qëllim shmangien e dehidratimit. Po ashtu, qytetarëve u këshillohet të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të shmangin daljet apo ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00. Vëmendje e veçantë…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata, por frekuenca e automjeteve, veçanërisht drejt pikave kufitare, është rritur ndjeshëm sot, informon LAMM. Grumbullimi më i madh është në Kalimin Kufitar Tabanocë, ku koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është nga 15 deri në 30 minuta. Në Bogorodicë, situata është edhe më intensive – koha e pritjes për dalje nga vendi është deri në 40 minuta, ndërsa në Kalimin Kufitar Dojran koha e pritjes është 20 deri në 30 minuta. “Gjendja e rrugëve është e qëndrueshme dhe rrugët janë të thata, por frekuenca…
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”. I arrestuari është shtetasi Lazër Vladaj, i njohur edhe me identitetin Cristian Manea, banues në Shkodër. Ai u kap në tentativë për të dalë nga territori shqiptar. Vladaj ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”. Interpol Tirana mësohet se është në kontakt me Interpol Romën, me qëllim përfundimin…
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Erdion Muhon, i arrestuar më herët për përfshirje në një ngjarje të rëndë kriminale që lidhet me një tentativë për shpërthim me lëndë plasëse. Sipas vendimit të fundit të gjykatës, masa e “arrestit me burg” është zëvendësuar me “arrest në shtëpi”. Muho akuzohet për bashkëpunim në tentativën për shkatërrimin me tritol të anijes “Finikas”, ngjarje në të cilën humbi jetën biznesmeni Armandi Nelaj, i dyshuar gjithashtu si bashkëpunëtor në këtë akt kriminal. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive konkurrence në sektorin e transportit detar,…
Marrëdhëniet janë komplekse dhe kërkojnë kujdes, mirëkuptim dhe komunikim të vazhdueshëm për të mbijetuar. Edhe marrëdhëniet më të forta herë pas here hasin mosmarrëveshje dhe keqkuptime. Megjithatë, disa modele konflikti shpesh përsëriten tek çiftet që janë të pakënaqur dhe emocionalisht të distancuar për një kohë të gjatë. Sipas hulumtimeve nga Instituti Gottman, i cili studion marrëdhëniet dhe parashikuesit e divorcit, është e qartë se ka katër konflikte kryesore që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e çiftit. Mungesa e komunikimit Komunikimi i dobët ose inekzistent është një nga treguesit më të fortë të një marrëdhënieje të pashëndetshme. Kur partnerët ndalojnë së shprehuri…
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e katër motomjeteve elektrike dhe sendeve të tjera nga një biznes privat në qytet. Në pranga ka rënë shtetasi Ergest Prençe, banues në fshatin Pirrë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i Prençes erdhi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. S., pronar i biznesit të dëmtuar. “Në vijim të veprimeve operacionale u bë e mundur kapja e njërit prej tyre, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim,” njofton policia. Njoftimi…
Microsoft ka vendosur të shtyjë për vitin 2026 startin e prodhimit masiv të çipit të tij të ri me AI, një projekt kyç që ka për qëllim të forcojë kapacitetet e brendshme tecnologjike dhe të reduktojë varësinë nga prodhuesit e jashtëm, si Nvidia. Sipas raportimeve të fundit nga The Information, të cituara nga Reuters, ky çip – i njohur me emrin e koduar “Braga” – do të implementohet në qendrat e të dhënave të Microsoft dhe do të jetë i domosdoshëm për të përballuar kërkesat në rritje për përpunim dhe analizë të të dhënave nga aplikacionet e inteligjencës artificiale. Ndër…
BDI e akuzon VLEN-in dhe segmentet e qeverisë së re se po legjitimojnë dhe zbatojnë një politikë nacionaliste antishqiptare të udhëhequr nga VMRO dhe Mickoski. Sipas BDI-së, përmes institucioneve të kapura, po tentohet rrënimi i barazisë etnike, heqja e gjuhës shqipe nga institucionet, dhe përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat kyçe. VLEN-i, sipas tyre, po e kamuflon këtë proces duke krijuar një fasadë të rreme të një qeverie multietnike. “Që në vitin 2022, lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, refuzoi publikisht t’i pranojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, duke aluduar veçanërisht në faktin se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë së përgjithshme. Ai…

